12.1 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

E thotë UEFA: Shqipëria luan miqësore me Kosovën në këtë muaj

Shqipëria pritet që të luajë një miqësore kundër Kosovës. Këtë e thotë faqja zyrtare e UEFA-së, edhe pse ende nuk është konfirmuar ora e kësaj ndeshje që me shumë gjasë do të zhvillohet më 11 nëntor në ‘Elbasan Arena’.

Shqipëria dhe Kosova pritet që të ndeshen edhe njëherë në një ndeshje vëllazërore, kësaj radhe në Shqipëri e jo në Zvicër si herën e kaluar.

Lajmi është parë në faqen zyrtare të UEFA-së e cila sot ka shkruar se Shqipëria pritet që të luajë me Kosovën në miqësoren e 11 nëntorit. Ditë më parë Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) kishte thënë se do të luajë kundër Gjibraltarit.

Por, përhapja e pandemisë duket se ka bërë që kjo ndeshje të shtyhet dhe Shqipëria të mos luajë ndeshjen e paraparë me Kombëtaren modeste.

Megjithatë, përveç UEFA-së lajmi për këtë miqësore ende nuk është bërë as nga FSHF dhe as nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Pas kësaj ndeshje, të dyja shtetet pritet që t’i luajnë dy ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Më Shumë

Ndahet nga jeta Prof. dr. Zahadin Shemsedini

Sot, në moshë 78 vjçare ka ndërruar jetë Prof. Dr. Zahadin Shemsedini, ish-rektor i Universitetit të Prizrenit dhe ish-drejtor i Arsimit në Prizren. Lajmin për...

Hodaj kritikon standardet e dyfishta brenda LDK-së

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka reaguar me kritika ndaj disa strukturave të partisë, duke i cilësuar si...

Lajmet e Fundit