11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Erdogan i vendosur: Do t’i tregojmë vendin Greqisë

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan premtoi të mërkurën se do t’i jepte Greqisë fqinje, vend aleat i NATO-s, përgjigjen që meriton ndërsa iu kthye temës së mosmarrëveshjeve mbi kërkimet për naftë e gaz në ujërat e kontestuara në mesdheun lindor.

“Ne do të vazhdojmë t’i japim Greqisë dhe administratës greko-qipriote, që dështojnë të mbajnë premtimet që vetë ata i kanë dhënë BE dhe NATO-s, përgjigjen që meritojnë”- tha Erdogan.

Erdogan i bëri komentet në një fjalim në parlament. SHBA dhe Gjermania, vende aleate të Turqisë, e kanë cilësuar eksplorimin për gaz në mesdhe një provokim dhe i kanë kërkuar Ankarasë të kthejë mbrapsht anijet.

Por Turqia, ka sfiduar apelet ndërkombëtare dhe ka kthyer anijen e saj kërkimore Oruc Reis në rajon. Erdogan tha se anija tjetër kërkimore, Yavuz, do të kthehej po ashtu në mesdheun lindor pas shërbimeve të mirëmbajtjes në port. Ai paralajmëroi se planet që nuk marrin parasysh interesat e Turqisë dhe të Qipros veriore, nuk do të mund të arrijnë sukses.

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Lajmet e Fundit