6.7 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Gjykata Speciale fton edhe Jetullah Krasniqin

Ish- ushtari i UÇK-së, Jatullah Krasniqi nga Prizreni,  ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai, ka njoftuar se për intervistim është ftuar të lajmërohet me 29 tetor.

“Dua të njoftoj opinionin dhe para se gjithash bashkëluftëtarët e mijë se këto ditë kam pranuar ftesë nga zyra e prokurorit të dhomave të specializuara për t`u paraqitur dhe për të dhënë dëshminë time për periudhën e shërbimit në UÇK”, shkruan Krasniqi, transmeton “PrizrenPress”.

“Edhe pse e konsideroj si një gjykatë të njëanshme dhe një- etnike kam vendosur që kësaj ftese t`i përgjigjem pozitivisht, sepse si sot ashtu edhe dje(para 20 viteve) nuk kemi asgjë për të fshehur e as turpëruar”.

“Është e tmerrshme që ne edhe pas 20 vitesh vazhdojmë të përballemi me drejtësinë mbi bazën e akuzave të ngjarjeve të trilluara nga një Alfred Hickok i kohës moderne siç ishte Dick Marty”.

“Ndërsa, kriminelët të cilët vranë e masakruan mbi 10 mijë civilë shqiptarë, duke rrafshuar me tokë fshatra e qytete të tëra vazhdojnë të shëtitën të lirë dhe të pa shqetësuar”.

“Duke marrë parasysh numrin e madh të ftesave që vazhdojnë të dërgohen për pjesëtarët e UÇK-se shihet qarte që këtu nuk kemi të bëjmë me raste individuale, por është një tendencë e zbehjes dhe denigrimit të luftës së UÇK-së dhe sakrificës së popullit tonë për liri”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetura përfshihet nga flakët në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një veturë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes në autostradën “Ibrahim Rugova”. Një lexues ka dërguar pamje, ku shihet duke dalë një sasi...

Gjendet salmonela në një ngarkesë me mish pule nga Rumania në Prizren

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka bërë të ditur se është zbuluar prania e bakterit salmonela spp. në një ngarkesë me...

Lajmet e Fundit