5.5 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Haskuka kërkon që të konsultohen komunat para se të merren vendimet për masat anti-Covid-19

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka kërkuar nga Qeveria që të konsultohen komunat para se të merren vendime për masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haskuka thotë se tejkalimi i pandemisë bëhet duke punuar së bashku.

Shkrimi i plotë i Haskukës në Facebook:

Sot numër rekord i rasteve që nga fillimi i pandemisë, 728 të infektua (47 në Prizren), 12 qytetarë kanë humbur jetën! Por, me improvizime të masave, që po bëhen pa u konsultuar me Komuna, nuk do të kenë efekt.

Duhet të ketë një plan afatgjatë se si do ta perballojmë këtë pandemi dhe të kemi mbështetjen e qytetarëve. Ne do të implementojmë masat e Qeverisë, por nuk bën të vazhdohet me vendime pa plan e pa program.

Të gjithë duhet të punojmë bashkë për ta tejkaluar këtë pandemi. Por përgjegjësia kryesore është tek secili prej nesh, çdonjëri nga ne ka detyrë të mbajë maskë, të mbajë distancë dhe higjienë, në mënyrë që mos të përkeqësohet situata.

 

Më Shumë

E trishtë! 12-vjeçares që vdiq në Spitalin e Prizrenit nesër i jepet lamtumira

L. Shala është 12-vjeçarja që vdiq të enjten në Spitalin e Pediatrisë në Prizren. Ngushëllime ka shprehur fshati Mushtisht, prej nga dhe ishte e ndjera,...

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64...

Lajmet e Fundit