Immobile drejt rinovimit, bomberi: Lazio më ka dhënë shumë, këtu deri në fund

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka konfirmuar se do të vazhdojë karrierën e tij tek ekipi kryeqytetas. Italiani i cili barazoi rekordin e Higuain me 36 gola të shënuar në Serie A i ka premtuar besnikëri Lazios.

“Do të qëndroj të Lazio përgjithmonë. Rinovimi do të jetë dhe për tre vite, pra deri në vitin 2025 kur unë do të jem 35-vjeç,” deklaron bomberi për “Corriere dello Sport”.

“Përpara se të vija te Lazio isha në kontakte me Napolin, por për një arsye apo për një tjetër transferimi nuk u krye. Napoli është qyteti ku unë kam lindur dhe do ta ndjek gjithmonë, por ekipi i Lazios më ka dhënë shumë dhe unë nuk do ta braktis për asnjë arsye”, mbyll Immobile.

Më Shumë

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit