17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Makolli: Vendet e BE’së s’pranojnë azil, po përfitojnë grupet kriminale

Ibrahim Makolli2Asnjë vend i BE’së e as Franca nuk pranon azilantë nga Kosova. Ata që ia mësyjnë vendeve të Bashkimit Eurpian rrezikojnë jetën dhe paratë. Në kurriz të tyre po përfitojnë grupet kriminale. Qeveria e re e Kosovës duhet t’i japë prioritet zhvillimit ekonomik për një jetë më të mirë sidomos për të rinjtë. Ministri në Detyrë i Diasporës, Ibrahim Makolli, flet për Express. Express: Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të lëshojnë Kosovën në mënyrë të organizuar. Cilat janë informacionet tuaja lidhur me këtë problem?
I.Makolli: Megjithëse kjo problematik është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Integrimeve Europiane, unë po flas nga informacionet që kam se pothuajse asnjë vend i BE’së nuk pranon qytetarë të Kosovës. Mirëpo, janë disa grupe kriminale që përmes formave të ndryshme po i dërgojnë qytetarët në mënyrë ilegale nëpër vende të ndryshme të BE’së.

.

Express: Disa media kanë raportuar se Franca po ua mundëson qytetarëve të Kosovës të kërkojnë azil atje. Cila është e vërteta?

I.Makolli: Nuk kam asnjë informatë lidhur me këtë dhe në sa herë që jemi takuar me autoritetet franceze na kanë thënë se s’pranojmë asnjë emigrantë të rinj. Ata janë deklaruar se do t’i kthejnë të gjithë kosovarët, të cilët kanë kërkuar strehim në Francë. Nuk kam informata që ka ndryshuar diçka në këtë drejtim. Çdo përpjekje për të shkuar në vendet e BE’së të njerëzve nga Kosova është në dëm të tyre. Ata mund të shpenzojnë, të rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar ilegalisht kufijtë e shteteve të ndryshme dhe në anën tjetër rezulton me shpenzim të parave dhe kthim në vend. Ka grupe kriminale që po i joshin këta njerëz dhe po ju premtojnë se i dërgojnë në vende të tjera, duke iu premtuar sigurimin e punës. Në anën tjetër, është krejtësisht e pavërtetë se shumica e vendeve të BE’së vendimin për rikthim në vendimin e origjinës e marrin brenda 24 orëve. Është harxhim i kotë i parasë. Unë apeloj të gjithë qytetarët e Kosovës, përkundër gjendjes së rëndë ekonomike, përkundër që një pjesë e tyre mund ta kenë humbur perspektivën, megjithatë nuk ka perspektivë në vendet e tjera. Ne duhet të bëjmë përpjekje që perspektivën ta ndërtojmë këtu. Apeloj qytetarëve të mos bien pre e grupeve kriminale, të cilët po përfitojnë nga qytetarët tanë.

Express: Megjithëkëtë, qytetarët po largohen dhe po ia mësyjnë shteteve të BE’në?

I.Makolli: Kohëve të fundit kam parë një numër më të madh të njerëzve tanë në qendrat e kërkim azilit. Por, po ashtu, kemi pothuajse çdo informacione se po depërtohen qytetarët e Kosovës që kanë hyrë në këto vende ilegalisht.

Express: Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme deri më tash ishin dikur 14 mijë qytetarë që e kanë lëshuar Kosovën. Çka duhet të bëjë Qeveria e re për të ndryshuar ky trend?

I.Makolli: Prioriteti i parë është zhvillimi ekonomik i vendit ku njerëzit tanë të shohin realizimin e vetvetes brenda Kosovës. Së dyti, institucionet e Kosovës duhet ta kthejnë besimin e njerëzve se mund të jetohet edhe këtu. Ne nuk kemi një atdhe të dytë. Të rinjtë dhe të rejat që ëndërrojnë për një jetë më të mirë duke shkuar në ndonjë vend të BE’së, duhet ta kthejnë këtë në një ëndërrim dhe punë për ta kthyer Kosovën në një vend të zhvilluar. Jam i vetëdijshëm se shumë njerëz bien në lajthitje pasi iu premtohet se mund të gjejnë vende pune jashtë, por jam shumë i bindur se shumica prej tyre nuk e kanë të qartë si do të jetë jeta e tyre kur të lëshojnë Kosovë. Pra, nuk është ashtu qysh ata e mendojnë. Njerëzit tanë jashtë nuk kanë një jetë qysh është krijuar një përshtypje. Por, ata punojnë shumë për të mbajtur vetën dhe për t’i mbajtur familjet e tyre në Kosovë.

Express: Çka është duke ndodhur me AKR’në dhe kur pritet të mbahen zgjedhjet brenda kësaj partie?

I.Makolli: Jemi duke pritur ndërtimin e institucioneve të reja të Kosovës. Natyrisht, AKR do të reflektojë për gjendjen e përgjithshme dhe në periudhat e rëndësishme do të ketë riorganizim, përgatitje për jetën politike të mëtutjeshme.

http://www.gazetaexpress.com/intervista/intervisteibrahim-makolli-vendet-e-bese-spranojne-azil-po-perfitojne-grupet-kriminale-62682/

Më Shumë

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të...

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Lajmet e Fundit