Ja kur pritet të bjerë borë në Kosovë

Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të butë, me diell dhe vranësira të cilat nga pasditja e së mërkurës dhe ditën e enjte parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.Të mërkurën, natën vonë dhe të enjten, përpos reshjeve parashihet të ketë edhe erëra të fuqishme të cilat si zakonisht më të theksuara do të jenë në veri të Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë celsius.

Këto temperatura negative do të krijojnë ngrica të dobëta në orët e para të ditës dhe kërkohet kujdes nga pjesëmarrësit në trafik, sidomos në viset kodrinore-malore, ku prezenca e diellit është më e kufizuar. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri e fuqishme.

Situata biometeorologjike do të jetë rela tivisht e mirë, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike gjatë kësaj periudhe pesëditëshe të parashikimit.Në bazë të parashikimeve afatgjate, muaji mars premton reshje të bollshme atmosferike.

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Tërnava uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit, bën thirrje për unitet: Fushata me akuza e urrejtje nuk i shërben të ardhmes

Thirrjet për unitet, dashuri e solidaritet ishin në qendër të mesazhit të myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur të mërkurën, gjatë...

Lajmet e Fundit