25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Prizren: Shpallet i pafajshëm tekniku i pyjeve i akuzuar për keqpërdorim pozite

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj teknikut të pyjeve në Komunën e Suharekës, Muharrem Basha, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, nuk është provuar se Basha ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktakuza ndaj tij është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, më 27 shkurt 2019.

Basha, akuzohet se më 13 korrik 2018, në cilësinë e personit zyrtar si teknik i pylltarisë, në Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), në Komunën e Suharekës, duke e shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër.

Sipas organit të akuzës, ai në kundërshtim me dispozitat ligjore që burojnë nga udhëzimi administrativ i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Ligjit për Pyje të Kosovës, ai e pajisë qytetarin Shefket Aliaj me fletë-përcjellje dhe i lejon atij transportimin e thëngjillit, me ç’rast i shkakton dobi këtij qytetari duke e lejuar transportimin e papenguar të thëngjillit të dedikuar për treg.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Rahoveci e bën hapin e parë drejt finales

KH Rahoveci e ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Në “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Trepçën...

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Jemi vetëm pak orë nga një nga ndeshjet më të rëndësishme të peshave të rënda në historinë e fundit të boksit. Sot (e shtunë)...

Lajmet e Fundit