15.5 C
Prizren
E hënë, 1 Qershor, 2020

Kadare: Eposi ynë evropian

Mrekullisë së “Eposit të Kreshnikëve” nuk do t’i shpëtonte as gjeniu i letërsisë shqipe, Ismail Kadareja. Do të ishin vitet 70-të ato kur në gazetën e vetme letrare të kohës, gazetën “Drita” do të botohej një prej eseve të gjata të gjeniut të letrave shqipe. Pjesa më e madhe e lexuesve u çuditën me faktin që në Ballkan zhvillohej një luftë e ashpër për hershmërinë e këtij eposi por dhe për të përcaktuar origjinën e tij.

Një luftë qarqesh shkencore që në fakt është shumë larg rapsodëve që nuk janë gjë tjetër veç transmetuesit më biologjikë të kësaj vlere të veçantë të trashëgimisë sonë kulturore.

Dy studiuesit amerikanë të Harvardit, Lord dhe Perry, duke studiuar format homerike të transmetimit gojë më gojë erdhën në Shqipëri krejt rastësisht, të shtyrë nga i madhi Konica. Ishte ky i fundit që i kishte folur për këtë trashëgimi të mrekullueshme të shqiptarëve. Dhe pikërisht në studimet e tyre ato nxorën se këto këngë janë trasmetuar brez pas brezi dhe rapsodët e kanë mësuar që në vegjëli të tyre ashtu siç kanë mësuar gjuhën. Po ajo që është e çuditshme është fakti që ato i mbajnë mend kaq shumë vargje. Sipas tyre e gjitha kjo realizohet me një formulë.

Aq të famshëm ishin këta studiues, sa do të bëheshin personazhet e Kadaresë në librin e tij “Dosja H’. Kadare me fantazinë e tij prej shkrimtari u përpoq gjithashtu që në libër të hedhë tezat e tij lidhur me epet shqiptare. Ai u përpoq të shihte tek Eposi i Kreshnikëve një frymë parasllave, një lëndë parësore që e gjen vetëm tek shqiptarët. Dhe këtë e bëri me një paralelizëm shumë interesant. Ai vuri përballë institucionin e besës të shqiptarëve me atë të besimit të sllavëve, frymën antiosmane tek eposi verior përkundrejt prirjes së shërbimit pro sulltanit në eposin e serbëve, një frymëzim europian perëndimor tek këngët e shqiptarëve veriorë dhe baladat me përhapje në gjithë territorin e vendit përkundër një disponimi për aventura dhe bëma në epikën legjendare sllave.

Kadare me këtë libër do tërhiqte vëmendjen edhe të filologjisë së Perëndimit të cilët gjetën disa motive të letërsisë perëndimore në disa balada shqiptare. “Fryma zotëruese e eposit shqiptar të veriut është europiane”, mendon Kadare. Dhe në fakt ka shumë elemente si duelet, letërkëmbimi. Eposi është bota e bujarisë së hershme arbre, e dukëve, e kontëve dhe e fisnikëve të shkallëve të tjera, që kërkojnë miqësi me Europën, deri tutje në Bohemi, “nëntë male kaptuar”; një botë e njësueshme me atë fisnikëri që në Gjermani lindi “Nibelungët” e në Francë “Këngën e Rolandit”, në Spanjë “Sidin” e në vendet nordike sagat.

- Advertisement -

Më Shumë

Për PDK-në vendimi i Kushtetueses ishte profesional

Për Partinë Demokratike të Kosovës vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte profesional. Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se vendimi i Kushtetueses ka qenë...

Mullirit të Hoxhajve në Rahovec i cenohet autenticiteti në emër të restaurimit

Nuk mbrohet si monument, por besohet të jetë nja 300 vjet i vjetër. Ngrehina njëkatëshe me gurë tradicionalë, e njohur për rahovecasit si Mulliri...

Ish-ministri Gashi përkujton 27 martirët e masakrës së Tusuzit

Ish-ministri i Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi ka përkujtuar 27 martirët, të cilët kanë rënë në masakrën e Tusuzit të Prizrenit, 21...

Pirja e duhanit në vende publike, qytetarët të pakënaqur me punën e institucioneve

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) ka publikuar hulumtimin “Niveli i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe qëndrimet e qytetarëve lidhur me politikat...

ShBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e...

Malishevë, filloi punën komisioni për vlerësimin e ndikimit në ekonomi gjatë pandemisë

Komisioni i Komunës së Malishevës, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonominë e Malishevës, gjatë kohës së pandemisë, ka filluar punën e tij...

Përkujtohet 21 vjetori i masakrës së Tusuzit në Prizren, Haskuka kërkon drejtësi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me nënkryetarët komunalë Eshref Memaj dhe Memnuna Ajdini, bënë homazhe pranë varezave të martirëve...

Suksese “Liria” ime

Shkruan: Nol Elshani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marrë vendim që të përfundojë kampionati i Ligës së Parë, për shkakun që klubet nuk...

Pse iku arsimtari Agim?

Ditar Kabashi  Kur e ndërroi vendin e punës dhe kaloi tek një shkollë tjetër mërzia ime u ngjesh aq sa më ishte zbehur fare kuraja...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Begaj habitet si ndodhi të dal pozitiv me Covid-19 një rast në Malishevë

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se personi i cili ka dal pozitiv me Covid-19 në këtë komunë, ka ardhur nga Mali...

Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një femër

Të enjten, në rrugën “Brigada 123” në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture dhe një biçikliste. Një gjë e tillë është...

NLB Banka ndihmon bizneset përmes hapësirës reklamuese në medie

Banka NLB ka filluar projektin të titulluar Korniza e Mbështetjes për bizneset të cilat kanë pësuar nga pandemia, duke u ofruar hapësirë reklamuese në...

Liverpool të luaj ndeshjet në stadium neutral? Reagon Jurgen Klopp

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk mendon se Liverpooli do të luaj ndeshjet e mbetura të Premier Ligës në stadiume neutrale, transmeton Insporti. Premier...

Gjashtë raste të reja me COVID-19, asnjë nga Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të...

Kryeministri në ardhje këndon këngën “N’Rahovec e kemi konakun….”

Profesori i Ekonomisë, Avdullah Hoti, pritet të bëhen javën e ardhshme Shef i Qeverisë. Ai do të jetë kryeministri i nëntë i Republikës. Në...

Lajmet e Fundit

LDK kërkon që Qeveria Hoti të votohet të mërkurën në ora 11:00

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kanë kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin të mbahet të mërkurën...

Mbyllet përkohësisht kufiri në Vërmicë (VIDEO)

Pas vendimit të Qeverisë në detyrë për hapjen e kufijve tokësorë, është vërejtur një fluks i madh veturash nëpër pikat kufitare të Kosovës. Klan Kosova...

“Koronavirusi mund të ketë qenë në Evropë që në nëntor”

“Koronavirusi mund të ketë mbërritur në Evropë në fillim të nëntorit të vitit të kaluar”. Ky eshte zbulimi i bere nga shkencëtarët francezë, saktesisht...

Zyrtarët e Inteligjencës së SHBA: Rusia po nxit përplasjet raciale

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në 30 qytetet të SHBA-ve pas vrasjes së një personi me ngjyrë George Floyd të paarmatosur nga një polic...

Këto lagje të Prizrenit sot do të mbesin gjashtë orë pa ujë të pijes

Kompania e Ujësjellësit në Komunën e Prizrenit “Hidroregjioni Jugor“ ka njoftuar se sot në gjashtë lagje të Prizrenit do të iu ndërpritet furnizimi me...