Kosovarët ia mësyejnë bregdetit shqiptar, vetëm sot mbi 2 mijë automjete kaluan kufirin Vërmicë-Morinë

Turistët nga Kosova kanë vërshuar sot në mëngjes drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar, dhe bëhet fjalë për mijëra makina dhe mijëra qytetarë.

Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana tha për ATSH se është dyfishuar numri i fluksit të turistëve në Morinë në krahasim me një javë më parë.

Prefekti Kuçana tha se në doganën e Morinës në Kukës po punohet me procedurë të përshpejtuar dhe deri në orën 10:45 të ditës së sotme kanë kaluar 2200 automjete dhe 8500 pasagjerë.

Ai shtoi se strukturat e Policisë së Shteti dhe policisë vendore kanë marrë të gjitha masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa numri vazhdon të rritet.

Fluksi i pasagjerëve ka nisur herët në mëngjesin e ditës së sotme dhe është nga më i lartë që nga situata e pandemisë, siç edhe konfirmon Prefekti i Kukësit Kuçana është dyfishuar numri i automjeteve dhe turistëve që kalojnë në Morinë.

Pushuesit nga Kosova zgjedhin kryesisht plazhin e Shëngjinit, Velipojës, por dhe Durrësin në fundjavë për të kaluar pushimet.

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit