3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mungojnë kuadrot në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

UP-rektoratiFakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, ka mungesë të kuadrove akademikë. Drejtues të këtij Fakulteti thonë se kërkesat dhe nevojat për kuadro janë të vazhdueshme, duke theksuar se në universitetet evropiane janë duke u përgatitur disa kuadro për fushat përkatëse që i duhen Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë, zyrtarë të rektoratit nuk deshën të flasin për këtë problem.

Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Naser Kabashi, tha për Radio Kosovën se ky fakultet nuk mund të krenohet me numrin e kuadrit që ka tani për tani. Ai tha se përveç Kosovës edhe vendet e rajonit kanë mungesë të kuadrit të fushës së shkencave të ndërtimit dhe arkitekturës.

“Unë mendoj që ne kemi nevojë për kuadro, sidomos për kuadro të reja, të cilët janë të specializuar në disa lami të veçanta. Vazhdimisht kemi kërkesa që të vijnë profesorë vizitorë dhe ne e realizojmë këtë. Por, kërkesat për kuadro janë permanente dhe ka vend për përmirësim”, tha ai

Megjithatë, Kabashi tha se numri i profesorëve në krahasim me vitet e kaluara është rritur pak, por ende nuk është i mjaftueshëm.

“Nëse e krahasojmë me një periudhë para katër vjetësh ne kemi pasur diku shtatë profesorë, ndërsa sot kam 18 profesorë. Para katër vjetësh në Departamentin e Arkitekturës nuk kam pasur asnjë profesor, kam pasur ligjërues. Tani me përgjegjësi të plotë e them që kam pesë profesorë. Unë e di që nuk është mjaft, por është bërë një grimë. Në Departamentin e Ndërtimtarisë kam pasur katër profesorë, tani kam 13 profesorë”, theksoi ai.

Për rritjen e numrit të kuadrove sipas nevojave të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk u përgjigj askush. Ndërkohë, dekani i këtij Fakulteti, Kabashi, bëri të ditur se janë duke i përgatitur kuadrot në disa universitete të ndryshme evropiane, për fushat përkatëse që i nevojiten shkencave të ndërtimtarisë dhe arkitekturës në Kosovë.

Më Shumë

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Lajmet e Fundit