26.8 C
Prizren
E diel, 7 Gusht, 2022

Kontrata kolektive për arsimin, pas balotazhit

Testi matures8-31Selvije Halimi, këshilltare e ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ka thënë se kontrata kolektive për punëtorët e arsimit do të nënshkruhet pas zgjedhjeve të balotazhit. Halimi ka treguar se ministri Buja nuk ka dashur që në kohë të fushatës zgjedhore ta firmosë nënshkrimin për kontratën kolektive

Kontrata kolektive për punëtorët e arsimit është dashur të nënshkruhet në fund të muajit shtator të këtij viti, por nuk ka ndodhur ende. Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë thënë se kjo shtyrje është bërë për shkak të mosndikimit në fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale.

Selvije Halimi, këshilltare e ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ka thënë kjo kontratë do të nënshkruhet pas zgjedhjeve të balotazhit “Na zuri fushata zgjedhore dhe qëllimisht nuk kemi dashur gjatë fushatës zgjedhore ministri ta nënshkruajë kontratën kolektive. Pra, kemi dashur të mos keqpërdoret kjo qoftë nga grupet e caktuara të interesit apo nga mediet që mund t’i kishin dhënë konotacion tjetër, se kontrata kolektive po nënshkruhet gjatë fushatës zgjedhore”, ka treguar Halimi për ‘Epokën e re’. Ajo ka thënë se pas përfundimit të zgjedhjeve të balotazhit më 1 dhjetor brenda dhjetë ditëve kontrata do të nënshkruhet. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se së bashku me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit është bërë edhe harmonizimi i neneve të kontratës kolektive për punëtorët e arsimit.

Edhe kryetari i Komisionit për Kontratën Kolektive në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Lutfi Mani, ka thënë se kanë rënë dakord me MASHT-in që kontrata kolektive për punëtorët e arsimit të nënshkruhet pas zgjedhjeve lokale. “Të dy komisionet i kemi kaluar të gjitha dallimet që kemi pasur. Rritja e rrogave në vitin 2011 ishte bërë para fushatës zgjedhore dhe për të mos ndodhur e njëjta gjë e kemi shtyrë nënshkrimin e kësaj kontrate”, ka thënë Mani, duke shtuar se, nëse nuk nënshkruhet pas zgjedhjeve, do të dal me një qëndrim tjetër.

Me anë të kësaj kontrate punëtorët e arsimit do të përfitojnë shumë të drejta. Deri më tani në Kosovë është punuar me një kontratë që ka skaduar në vitin 2005. Në kontratën kolektive përfshihet ruajtja e vendeve të punës, norma e punës, ndërrimi i detyrave të punëtorit në raste të jashtëzakonshme dhe shumë çështje të tjera. Sindikalistët thonë se në këtë kontratë është paraparë të hyjë edhe shkalla e inflacionit, ku me rritjen e tij të rriten edhe pagat e punëtorëve të arsimit.

Më Shumë

Era Istrefi merr vëmendje me një nga paraqitjet e fundit, thekson linjat trupore në veshjen plot stil

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi pas një pauze të gjatë është iu është rikthyer performancave muzikore. Pas lansimit të projekteve të reja, tashmë Era...

Erdogan takon sot Putin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të takohet sot me homologun e tij rus në Soçi, pas ndërmjetësimit të një marrëveshjeje të dërgesës së...

Lajmet e Fundit