17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

A po eksperimenton PDK me Ministrinë e Kulturës?

Dje pasdite, Partia Demokratike e Kosovës doli me emrat e kandidatëve për ministra të dikastereve përkatëse.

Si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit u emërua Kujtim Gashi, një emër totalisht i panjohur dhe i papritur për publikun e gjerë.

Deri në publikimin e befasishëm të Gashit për ministër të MKRS-së, vazhdimisht është përfolur emërimi i mundshëm i Rexhep Hotit, i cili kishte edhe përkrahjen e shumë anëtarëve të Kryesisë së PDK-së për ta drejtuar këtë ministri.

Emri i Hotit befasishëm u largua nga lista e ministrave të PDK-së vetëm pak kohë para se të votohej qeveria Haradinaj.

Hoti në Qeverinë e kaluar kishte shërbyer si zëvendësministër i MKRS-së dhe kishte arritur të identifikoi shumë mirë problemet me të cilat është përpallur kjo ministri që nga paslufta.

Gjatë punës së tij si zëvendësministër, Hoti është angazhuar me kapacitet të plotë në punën e tij në të gjitha fushat që mbulon MKRS dhe është njëri ndër zëvendësministrat e rrallë të qeverisë së kaluar i cili ka kryer punën me plotë përkushtim.

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti si zv/ministër ka zhvilluar takime të shumta edhe me përfaqësues ndërkombëtarë në nivelet me të larta institucionale e shtetërore, takime që kanë prodhuar mbështetje të pa kusht për MKRS-në.

Gjatë kohës sa Hoti ka shërbyer si zv/ministër, janë arritur një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me shumë shtete dhe shumë sosh janë në proces.

Hoti vazhdimisht ka mbështetur përfaqësues të kulturës e sidomos ka punuar fort në projekte rreth diveristetit kulturor, në projekte rreth mbështetjes dhe avancimit të rinisë.

Me angazhimin e të panjohurit Kujtim Gashi në krye të këtij dikasteri janë hapur shumë dilema nëse MKRS do të dështoi, do të stagnoi apo do të korrë suksese. Thjeshtë emërimi i Gashit në krye të MKRS-së është eksperiment i PDK-së në kohën kur kjo parti ka shënuar rënie të votave në zgjedhjet e fundit nacionale dhe humbjen e shumë mandateve krahasuar me zgjedhjet e kaluara./Indeksonline/

Më Shumë

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit