14.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Shkrimtari nga Beogradi: Miroslav Çurçiç rrëfen Tiranën, si thyen klishetë nacionaliste

Tregimtari Miroslav ?ur?i? rrëfeu përvojat e tij gjatë qëndrimit në Tiranë, përshtypja nga vizita në qytetin e Durrësit si dhe shfletoi disa fletë nga ditari në dorëshkrim, që autori ka mbajtur gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar.

Miroslavi në gjithë ditët me shi në Tiranë, mbante një çadër të zezë, të vogël në xhep. Një mbrëmje e kishte bërë qull, por ai ishte argëtuar me fatin e tij rrugëve të kryeqytetit shqiptar. Ka njohur njerëz të thjeshtë, të zakonshëm. Ka hyrë në bisedë me ta, është prezantuar si serb, dhe ka mbajtur nën vete habinë e një lirie të shfrenuar të shqiptarëve, pa komplekse, madje duke e rrahur në shpatulla në rastësi të emrit të njëjtë me një futbollist serb. Miroslavi e tregon këtë histori si një “fake neës” dhe ndihet mirë nga “zhgënjimi” i natryshëm përkundër klimës së mbushur plot nacionalizma të dyanshme, dyshime e paragjykime, klishe stereotipe ndaj “tjetrit fqinjë”. Të enjtën në mbrëmje, ka qenë takimi i fundit me lexuesin shqiptar i Miroslav Çurçiç pas një muaji qëndrimi në rezidencën e shkrimtarëve e përkthyesve letrare, “Poeteka- Tirana in Betëeen”. Në mjediset e Friend’s Book House, prozatori nga Beogradi ka ndarë me të pranishmit pikërisht atmosferën që ekziston mes nesh, e sidomos faktin se letërsia dhe takimet e këtij lloji, me qëndrime të gjata të shkrimtarëve në rezidenca letrare, janë në gjendje të përmirësojnë klimën e besimit ndaj kulturës së njëri-tjetrit.

Të pranishmit, shkrimtarë, përkthyes, gazetarë dhe lexues, ndoqën bashkëbisedimin e autorit me shkrimtarin Arian Leka, me përkthyesin e gazetarin e kulturës, Ben Andoni dhe studiuesen e antropologjisë, Armanda Hysa, të cilët folën mbi veçantitë e prozës së këtij autori, mbi çështje të kulturës dhe përkthimit në rajonin e Ballkanit, mbi praninë e autorëve shqiptarë dhe serbë në projektet botuese dhe mbi mënyrën se si e kanë parë dhe se si e shohin “tjetrin” në kulturën shqiptare dhe serbe. Tregimet e Miroslav ?ur?i? u lexuan në shqip dhe në serbisht.

Tregimitari Miroslav ?ur?i? rrëfeu përvojat e tij gjatë qëndrimit në Tiranë, përshtypja nga vizita në qytetin e Durrësit si dhe shfletoi disa fletë nga ditari në dorëshkrim, që autori ka mbajtur gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar. Ndërmjet këtyre, Miroslav ?ur?i? interpretoi në guitalele muzikë, si formë përshëndetjeje për të ftuarit në këtë mbrëmje.

Miroslav ?ur?i? ka botuar se fundmi përmbledhjen me tregime “Vdekja në Bashaid”, vepër kjo e mirëpritur nga kritika. Tregime nga ky libër, nën përkthimin e Merima Kriezi, janë botuar edhe më herët në gjuhën shqipe në revistën “Poeteka” dhe në suplementin letrar “Milosao”, ku mes të tjerëve veçohen “Hipnoza” dhe “Si mbeta pa gishtin e madh…”. Gjatë qëndrimit të tij në rezidencën letrare, Miroslav ?ur?i? u përfshi në jetën kulturore të kryeqytetit shqiptar, bëri udhëtime në qytete të Shqipërisë, krijoi lidhje me përkthyes dhe njerëz të kultures, mbajti një ditar udhëtimi dhe zhvilloi hobin e tij mbi fotografinë e qendrave dhe të periferive.

Me këtë autor, programi i Rezidencës së shkrimtarëve dhe përkthyesve letrarë hyri në vitin e gjashtë, si bashkëpunim i rrjetit TRADUKI dhe Shoqatës POETEKA. Gjatë kësaj periudhe Tirana është vizituar nga 33 shkrimtarë e përkthyes nga Ballkani dhe Europa.

Më Shumë

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

‘Është i sëmurë rëndë, po mbahet në çeli ferri’, ‘Daily Mail’ shkruan për Sadin Durakun të arrestuar nga Serbia javë më parë

  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kërcënoi me hakmarrje ndaj shqiptarëve pas arrestimit të Srecko Sofronijeviqit nga policia kosovare javë më parë i kërkuar për...

Lajmet e Fundit