Ministri Gashi cakton Prizrenin si nikoqir të aktiviteteve për vitin e Skenderbeut

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti  në takim ambasadorin e Shqipërisë Shkëlqesinë e tij, Qemajl Minxhozi.  Gjatë këtij takimi, ministri Gashi njoftoi Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë rreth të gjitha angazhimeve  dhe përgatitjeve që po i bënë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe  MKRS në shënimin e vitit mbarë kombëtarë të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Theks i veçantë gjatë këtij takimi ju kushtua koordinimit të përbashkët në zhvillimin e aktiviteteve  që do të realizohen me rastin e vitit mbarë kombëtarë të heroit  Gjergj Kastrioti Skënderbeut si dhe shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Qyteti  i Prizrenit do të jetë qendra kryesore e zhvillimit të të gjitha aktiviteteve që do të mbahen me rastin e shënimit të vitit mbarë kombëtarë të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Ministri Gashi dhe Ambasadori Minixhozi ranë dakord që në kuadër të shënimit të aktiviteteve të përbashkëta të vitit mbarë Kombëtarë të Gjergj Kastrioti – Skënderbeut të dyja vendet të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës.

Kultura e përbashkët kombëtare, gjithmonë ka pasur për orientim themelor vlerat dhe simbolikën që bartë në vete trashëgimia kastriotiane, sa i përket mesazheve dhe vlerave kombëtare, civilizuese dhe frymëzuese përgjatë shekujve. Prandaj, institucionet më të larta kulturore të të dyja vendeve do të bashkërendojnë aktivitetet që përmes kulturës, nderimi për figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të jetë në lartësinë e figurës së tij./insajderi.com/

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit