16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

UP-ja nesër shpallë konkursin për pranimin e 12 mijë studentëve

UP-logoKonkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për vitin akademik 2013-14, pritet që të shpallet nesër. Sipas analizave të bëra nga njësitë akademike, Universiteti i Prishtinës do të pranojë rreth 12 mijë studentë. Ndërkohë, konkursi do të jetë i hapur deri më 23 korrik.

Në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nesër do të shpallet konkursi për pranimin e rreth 12 mijë studentëve të rinj. Zyrtarë të rektoratit thonë se pritet edhe caktimi i kuotave nga Ministria e Arsimit. Ardian Kastrati, këshilltar i rektorit Ibrahim Gashi, tha për Radio Kosovën se Universiteti është duke bërë analizën e rezultatit të dalë nga procesi i Akreditimit.

“Indikacionet e para edhe pse nuk e kemi përfunduar në tërësi analizën tonë, janë se qëndrojmë mirë me programet e akredituara si ato ekzistuese dhe të rejat. Duke u ndikuar nga programet që janë akredituar ne kemi filluar të bëjmë planifikimin e numrit të studentëve për vitin akademik që po vjen. Natyrisht është bërë një analizë për secilën njësi akademike më herët, mirëpo tash pasi që e dimë saktësisht cilat plan-programe janë akredituar, ne planifikojmë që t’i regjistrojmë rreth 12 mijë studentë”, ka thënë Kastrati.

Kastrati theksoi se ky numër ndikohet edhe nga regjistrimet që do të bëhen në universitetet e reja publike. Ai bëri të ditur se konkursi në Universitetin e Prishtinës do të jetë i hapur deri më 23 korrik.

“Pastaj më 26 dhe 27 do të mbahen provimet pranuese kurse me 30 korrik planifikojmë të bëjmë shpalljen e rezultateve. Ne synojmë që brenda muajit korrik ta përfundojmë procesin komplet të konkursit. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimimit, e cila do të jetë në javën e parë të muajit gusht, në mënyrë që t’i hapim rrugën regjistrimit të studentëve të rinj në javën e parë të shtatorit”, tha Kastrati.

Sipas Kastratit, gjatë këtij viti pritet të rritet numri i studentëve që do të pranohen në fakultetet, ku vitet e kaluara ka pasur më shumë interesim, siç janë: Edukimi, Ekonomiku, Juridiku dhe Mjekësia. Ai tha se kjo rritje e numrit varet edhe nga vendimi zyrtar i Ministrisë së Arsimit.

Më Shumë

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të...

Lajmet e Fundit