Lajm i mirë për studentët e Malishevës, komuna shpallë konkurs për 200 bursa

Në kuadër të përkrahjes për studentët nga Komuna e Malishevës, Drejtoria për Arsim dhe Edukim, ka shpallë konkurs për ndarjen e 200 bursave për student të Komunës së Malishevës, për vitin akademik 2020.

Konkursi është bërë publik me datë 6 korrik dhe është i hapur për aplikim deri më 21 korrik, dhe me këtë rast ftohen të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret, të aplikojnë për të qenë përfitues të bursës komunale.

Komuna e Malishevës, për çdo vit ndanë bursa për studentë të cilët studiojnë në universitet publike, brenda Republikës së Kosovës. Bursat që do të ndahen këtë vit, kanë vlerë prej 50 euro për muaj dhe bursë do të jepet për gjashtë muaj, që i bie se 200 studentë, do të përfitojnë nga 300 euro.

Të gjithë studentët që duan të aplikojnë për bursë, aplikacionin mund ta marrin në zyrën e pritjes në objektin e ri të Komunës së Malishevës, deri më 21 korrik 2020./PrizrenPress.com

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit