11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

FT përkrah nismat për hapësira të gjelbra në Prizren

Forumi Transparenca përmes kësaj letre publike i ofron përkrahje iniciativës së Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) që prona komunale në ish-qendrën tregtare “Ben-af” t’ju kthehet qytetarëve në shfrytëzim në hapësirë gjelbëruese dhe rekreacion.

“Është më se evidente që qyteti i Prizrenit ka mungesë të hapësirave publike për rekreacion e shoqërim, që ka ardhur kryesisht si rezultat i planifikimit të mangët dhe keq-menaxhimit të pronës publike, duke lejuar edhe uzurpimin e këtyre sipërfaqeve, që edhe ashtu janë të pakta brenda lagjeve të qytetit. Ekzistimi i vetëm një hapësirë gjelbëruese (park) me përmasa më të gjera brenda zonave të banimit të lagjeve të qytetit të Prizrenit me më se 90 mijë banorë shtonë domosdoshmërinë e përkrahjes së iniciativës dhe mbështetjen e idesë që prona komunale tek ish “Ben-Af” të ju kthehet qytetarëve si hapësirë gjelbëruese dhe rekreacioni”, thuhet në letër.

“Nga raporti zyrtarë i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) del në pah një e dhënë shqetësuese ku vetëm 30 cm2 sipërfaqe të parkut (0.09 m2) i takon një qytetari prizrenas. Duke e parë se ka hapësira të pakta gjelbëruese brenda zonave të banimit dhe duke e konsideruar si moment të fundit që një pronë komunale me përmasa më të mëdha të destinohet për hapësirë gjelbëruese dhe rekreacioni, Forumi Transparenca përmes kësaj letre publike i bënë thirrje të gjithë akterëve vendimmarrës në komunën e Prizrenit që sa më parë të fillojnë trajtimin e pronës komunale tek ish “Ben-Af”, duke i respektuar parimet e pjesëmarrjes së qytetarëve në planifikim dhe vendimmarrje”.

“Pos mbështetjes së iniciativës që prona komunale te ish “Ben-Af” të kthehet në hapësirë gjelbëruese dhe rekreacioni, Forumi Transparenca (FT) gjithashtu kërkon që qasja e deritanishme e Drejtorisë së Urbanizmit në planifikimin urban të ndryshoj me qëllim që të kemi një gjithëpërfshirje në hartimin e planeve urbane dhe monitorimin e zbatimit të tyre”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit