13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Gjykata në Prizren dënon dy vjedhës me burg e gjobë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale D.H. dhe S.Z që të dy nga Prizreni, për shkak se kanë kryer veprën penale vjedhje.

Pas pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarve me iniciale D.H. dhe S.Z. nga Prizreni, gjykata i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar, të akuzuarin me iniciale D.H. me dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind ) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, ndërsa të akuzuarin me iniciale S.Z. me dënim me gjobë në shumën 300 (treqind) euro.

Më 31 gusht të vitit 2016,rrethe orës 06:00, në Prizren, në shtëpinë e të dëmtuarës me iniciale S.I. , derisa ajo ka qenë në gjumë bashkë me fëmijët e saj, D.H vjedh dy telefona me vlerë prej 440 euro dhe një tabletë në vlerë prej 180 euro, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa i akuzuari me iniciale S.Z. në fillim të muajit shtator të vitit 2019, në Prizren blen një telefon dhe një tabletë në shumën prej 50 euro, të cilat ishin pronë e të dëmtuarës iniciale S.I.

Më Shumë

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

Lajmet e Fundit