16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Gjykata Supreme u përgjigjet akuzave të PDK-së në Prizren për ndikime politike

Gjykata Supreme ka reaguar ndaj pretendimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila e ka akuzuar këtë institucion për ndikime politike.

Madhe, sipas Gjykatës Supreme, PDK në akuzat e saj e ka përfshirë edhe gjyqtari i këtij institucioni, duke ia përmendur edhe familjen, dhe kështu duke prekur edhe në privatësinë e tij.

Reagimi i plotë i Gjykatës Supreme:

Për hir të së vërtetës, Gjykata Supreme sqaron opinionin publik se pretendimet e publikuara nëpër media, me datë 05.12.2017 të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), sipas të cilave, Gjykata Supreme është e ndikuar politikisht, janë tërësisht të pavërteta.

Në këto pretendime, apostrofohet edhe gjyqtari i Gjykatës Supreme, Erdogan Haxhibeqiri, dhe familja e tij, duke cenuar kështu privatësinë e gjyqtarit dhe familjes së tij, në përpjekje që të ndikohet në vendimet e Gjykatës Supreme.

Sqarojmë opinionin publik se gjyqtari Erdogan Haxhibeqiri, nuk ka qenë fare pjesë e kolegjit gjyqësor, kur është vendosur për ankesën e subjektit politik Vetëvendosje, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për rinumërim të votave në Prizren.

Po ashtu, sqarojmë opinionin publik se Gjykata Supreme, nuk do të bjerë pre e asnjë kërcënimi as shantazhi direkt apo indirekt, nga cilido subjekt politik, grup apo individ.

Të gjitha vendimet gjyqësore, merren në kolegje prej tre anëtarësh, në përputhje të plotë me ligjin, me profesionalizëm dhe me përgjegjësi të lartë.

Ndaj, bëjmë thirrje publike, që të ndalohen sulmet e tilla verbale dhe të respektohet pavarësia e gjyqtarëve dhe organeve të drejtësisë.

Më Shumë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Në Rahovec vidhet filtri për pastrimin e mbeturinave në lum

Në Rahovec është vjedhur filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në lum. Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e...

Lajmet e Fundit