11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Haskuka: Për ta mbrojtur Qendrën Historike, PDK-ja duhet të shkojë në histori

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, mbajti takimin e radhës me banorët e lagjes “Arbana”.

Ai, para banorëve të lagjes “Arbana”, paraqiti 43 zotimet për qeverisjen e tij katërvjeçare.

“Gjatë një debati të sotëm me kundërshtarët politikë, ata filluan t’i japin programet e tyre edhe për qendrën historike, por t’ua them një gjë: Për ta mbrojtur qendrën historike, PDK-ja duhet të shkojë në histori. Ashtu siç i vije fundi keq qeverisjes, ashtu i vije fundi durimit, këtë do ta bëjmë më 22 tetor”, tha ai.

“43 zotimet tona janë të gjitha ato në të cilat ka dështuar PDK-ja. As që do të kisha pasur dëshirë t’i kem ato gjëra në këto zotime. Uji, kanalizimi dhe ndriçimi publik është dashur të kryhen që 18 vite, përkundër gjithë atyre fondeve që kanë ardhur te ne”.

“43 zotimet tona kanë të bëjnë me shërbimet që është dashur t’i kemi e nuk janë, kryesisht pikat që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit, të bujqësisë dhe segmentet tjera lidhur me tregtinë. Do të kemi qeverisje të hapur të qytetarëve, takimet tona do të vazhdojnë edhe kur të zgjedhem kryetar komune, takime me të gjitha fshatrat dhe me të gjitha lagjet, sepse qeverisja aktuale është shkëputur prej popullit, është shkëputur prej problemeve dhe është interesuar vetëm për rrethin e tyre të ngushtë, partiak dhe familjar. VV kurrë nuk do t’i lejojë këto gjëra të mbrapshta, ngase ne si lëvizje jemi frymë që bazohet në kërkesat e popopullit dhe do të vetëvendosim bashkarisht për prioritet tona”.

“Ndryshimi më i madh është se ne po jua japim programin tonë në letër. Merrni këto zotime, mbajini dhe pas 4 vitesh do të keni sërish kontratë me mua dhe atëherë do të shohim se cfarë do të bëjmë. Sërish do të keni keni mundësi për të menduar, nëse do të na votoni edhe për manadatin e dytë, apo jo. Kjo krejt varet nga ne, nga puna jonë. Dhe pas katër vitesh do të kemi prioritete të reja. Ju ftoj që nga sot të punojmë bashkë, me mendje e me zemër, që ta ndryshojmë këtë qeverisje në Prizren dhe ta hapim Komunën për qytetarët. Ju ftoj që me 18 tetor, në orën 17:00, në sallën e sporteve “Sezai Surroi” të vini e ta vulosim fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.”

 

Më Shumë

Muhamed Thaçi: Besoj se Ylli fiton në fund, e mposht në finale Trepçën

Trepça dhe Golden Eagle Ylli janë me një këmbë në finalen e basketbollit kosovar pasi kanë krijuar avantazh prej 2-0 në ndeshjet gjysmëfinale ndaj...

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

Lajmet e Fundit