Zafir Berisha: Fitoren e kam të lehtë (video)

Zafir Berisha, Kandidat i Nismës për Kryetar të Prizrenit, ka thane se prezenca e tij ne fushaten per zgjedhjet e 22 Tetorit “i ka dhane sharm kesaj fushate”.

“Tentimi me më largue nga gara ju ka konvenu disave, por rikthimi im ne gare asht fitorja e pare qe i paraprin fitores se madhe ne zgjedhjet e 22 Tetorit”, ka thane Berisha në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

Ma tej, Berisha ka shpalose pjese nga programi i tij per komunen e Prizrenit.

“Administrata ne pergjithesi ka me pase nji pergjegjesi maksimale, sepse aktualisht gjendja asht e papranueshme”, thote ai.

Berisha evidenton se ne Prizren jane 17 mesimdhanes qe e kane te kryeme vetem shkollen e mesme, çka per te asht e papranueshme.

Ndersa, edhe per gjendjen e shendetesise, thote se, asht e politizume skajshmenisht.

“Nji fenomen tjeter qe e ka shoqnue qeverisjen aktuale ne Prizren asht suficiti prej 9 milione euro, çka nenkupton se nuk kane dijte me i menaxhue mjetet”, ka thane Berisha.

Ai nuk i konsideron te denje kunderkandidatet e tij per komunen e Prizrenit.

“Garen e kam shume te lehte, jane aq te dobet, sa nuk e shoh asnjanin si serioz”, shprehet ai.

Berisha ne fund premton se ka me ja rikthye identitetin kulturor qytetit tè Prizrenit./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit