11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Hatim Baxhaku: Dëshiroj të merrem me kirurgji dhe të vazhdoj angazhimin në parti

Hatim Baxhaku, i cili nga radhët e degës së LDK-së në Prizren kishte garuar në zgjedhjet e tetorit për t’u bërë kryetar i Komunës nuk do ta pranojë postin e nënkryetarit në Ekzekutivin lokal. Në një prononcim për gazetën Baxhaku ka theksuar se asnjëherë nuk ka qenë i interesuar për këtë post dhe se dëshiron që të vazhdojë aktivitetin profesional bashkë me kontributin politik për fuqizimin e partisë së tij.

“Dëshiroj të merrem me kirurgji dhe të vazhdoj angazhimin në parti. Nuk jam i interesuar për atë post”, ka thënë Baxhaku.

Qëndrimin e njëjtë e pati shprehur edhe në një postim në rrjetet sociale. Ai ka pohuar se nuk ka pasur asnjëherë pretendime për postin e nënkryetarit, ani pse në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së, nga shumica e anëtarëve të kryesisë kishte dalë propozimi që nëse arrihet ndonjë koalicion me LVV-në ai të jetë kandidati për nënkryetar, shkruan sot Koha Ditore.

“Me qëllim të informimit të drejtë të gjithë juve , dua t’ju informoj se unë nuk jam i gatshëm dhe i disponuar për këtë pozitë për shumë arsye, të cilat do t’i tregoj në një rast tjetër. Në planin politik do t’i përkushtohem punës në LDK për fuqizimin e partisë ashtu që në zgjedhjet e ardhshme t’ua kthejmë Prizrenit dhe qytetarëve të saj qeverisjen e LDK-së, e cila i nevojitet Prizrenit dhe të cilën e meritojnë Prizreni dhe qytetarët e tij”, ka shkruar ai…

Më Shumë

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Pse u varros trupi i Esat Pashë Toptanit në varrezat serbe në Paris! Studiuesi zbulon të vërtetën!

 Studiuesi Sokol  Kika flet për mitin që thotë se trupin e Esat Pashë Toptanit e morën serbët dhe e varrosën në varrezat e tyre...

Lajmet e Fundit