16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Krimi në Suharekë: Pesë plumba vëllait për një copë tokë

E pamja ishte hapur pasditen e sotme në fshatin Studenqan në komunën e Suharekës. Aty po priteshin njerëz për ngushëllime pas një vrasjeje mes vëllezërish që ndodhi një ditë më parë.

Bajram Gega, 62 vjeçar, e privoi nga jeta vëllain e tij Ismetin, duke shtënë në të disa herë si dhe plagosi gruan e tashmë të ndjerit.

Por, si nisi e gjithë kjo armiqësi në mes të vëllezërve Gega. Gazeta Express sot ka qëndruar në fshatin Studenqan, ku ka biseduar me familjen e dorasit dhe të ndjerit. Gjithçka kishte nisur për një pronë, e cila ishte blerë javën që e lamë pas nga vëllezërit Gega.

Por rreth asaj prone, pakënaqësi kishte pasur Bajrami, i cili me profesion është bujk. Këtu kishte nisur i gjithë konflikti në mes të Bajramit e Ismetit, tashmë të ndjerë.

Familja hap të pamen

Sipas familjarëve, Bajrami kishte pasur përleshje verbale rreth kësaj prone me Ismetin, përleshje kjo e cila përfundoi me vrasje.

Për Express, rreth kësaj çështjeje ka folur Enveri, vëllai i Bajramit e Ismetit.  Ai e pranon se Bajrami, vëllai i madh, kishte qenë problematik.

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

“Ai të gjitha i ka pas, asgjë nuk i ka munguar. Të gjitha të mirat ai i ka. Nuk e dimë se si ka ardhur kjo punë. Unë kam ardhë nga Gjermania për me ndejtë këtu. Bajrami ka qenë tip nervoz, kokëfortë, pak problematik ka qenë kap ne njërin, me kushëri, me katun. Të gjithëve iu kamë fol, lejeni mos të bëhet e keqe. Por qe ndodhi tash”, rrëfen për ngjarjen e rëndë njëri nga vëllezërit Gega.

Megjithatë ai thotë se me vëllain e tij Bajrami kishte pasur disa mosmarrëveshje.

“Me vëllain e vogël kishte nganjëherë mosmarrëveshjeje. Por ishte problematik vet. Ka qenë pak i paqëndrueshëm. Ka qenë tip, që ka thënë nuk dëgjojë për askënd. Unë dje e thirra në telefon (Bajramin), i thash eja ta pimë nga një pije. Më tha jo faleminderit. Por që kjo që do të bëhet nuk e paskam ditë”, tregon tutje ai duke thënë se ka qenë duke pirë kafe në oborrin e tij kur i ka dëgjuar të shtënat e armëve nga të cilat mbeti i vrarë vëllai i tij, Ismeti.

Por, si ndodhi vrasja

Gjatë ditës së diel rreth orës 11:50 minuta Bajram Gega, i shkon në shtëpi vëllait të tij Ismetit. Ky i fundit pas një përleshjeje me vëllain e vëren se ai bart me vete armë dhe fillon që të vrapojë për të hyrë brenda shtëpisë.

Por, Bajrami sipas hetimeve të para të hetuesisë kosovare fillon që ta ndjekë vëllain e tij Ismetin deri në dyert hyrjes së shtëpisë aty i del përpara, gruaja e tashmë të ndjerit të cilën ai e plagos me armë zjarri në pjesën e barkut, duke kërkuar që t’ia lirojë rrugën për të shkuar drejt vëllait të tij të cilin më pas e vrau me disa plumba në të gjithë pjesët e trupit.

Sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për dorasin e  këtij rasti,  thuhet se Ismeti ishte fshehur në një dhomë nga vëllai i tij i armatosur, i cili e vrau pastaj me 5 plumba. I ndjeri la pas 5 vajza dhe një djalë.

E për këtë çështje, hetimet tashmë po i vazhdon Prokuroria e Shtetit. Kjo e fundit ka kërkuar nga Gjykata masën e paraburgimit për të dyshuarin për këtë vrasje, Bajram Gegën. Kështu i tha Gazetës Express, të hënën, kryeprokurori, Admir Shala.

“Prokuroria Themelore në Prizren pas pranimit të kallëzimit penal për të dy rastet, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit. Të dy rastet po cilësohen ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘posedim i paautorizuar’ i armëve. Presim nga Gjykata që më së largu nesër të caktohet seanca për të dy rastet”, ka thënë Shala.

Edhe sipas  Prokurorisë Themelore të Prizrenit, incidenti duket se ndërlidhet me mosmarrëveshje për pronën.

I dyshuari, po akuzohet nga ana e prokurorisë për dy vepra penale, “vrasje e rëndë” dhe “posedim i paautorizuar i armëve”./GazetaExpress/

Më Shumë

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Xhemajli Gashi

Ka ndërruar jetë Xhemajli Gashi, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit. Ai ka lënë gjurmë të thella në komunitetin sportiv të qytetit. Xhemajli Gashi ka...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit