16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mbrojtja kërkon lirimin e Duda Baljes

Të martën në Gjykatën Themelore në Prizren u dha fjala përfundimtare e palëve në gjykimin kundër deputetes Duda Balje që akuzohet për mosraportim, ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare. Në fjalën përfundimtare prokurorja e shtetit Sahide Sefa tha se gjatë gjykimit është vërtetuar kryerja e veprës penale nga deputetja Balje, ndërsa këtë e mbështeti në dëshminë e zyrtarit të Agjencisë Kundër Korrupsion si dhe provave tjera të administruara në gjykatë.

“I propozoj gjykatës që e pandehura Duda Balje të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit. Gjykata gjatë marrjes së vendimit, mbi llojin dhe lartësinë e dënimit, duhet të ketë parasysh të gjitha rrethanat si ato lehtësuese, ashtu edhe ato rënduese,” tha prokurorja Sefa.

Gani Nikçi nga Agjencia Kundër Korrupsion dëshmoi më 10 prill, ndërsa deklaroi se ka shpërputhje mes deklarimit të pasurisë nga Duda Balje në formularët e Agjencisë Korrupsion dhe fitimeve që ajo ka nga të gjitha veprimtaritë në Kuvendin e Kosovës.
Ruzhdi Berisha, avokati i Duda Baljes përmendi rrethanat lehtësuese për të mbrojturën e tij.

“Nëse nuk ekziston dashja, nuk ka vepër penale. Nga të gjitha provat, pa mëdyshje rrjedh se dashja nuk qëndron në anën e këtu të akuzuarës, nga e cila arsyee edhe i vetmi propozim i mbrojtjes është që gjykata të marrë aktgjykim lirues,” tha avokati Berisha.

E akuzuara Duda Balje, në fund u pajtua me fjalën përfundimtare të mbrojtësit të saj.

Deputetja Balje, akuzohet nga Prokuroria e Shtetit se më 28 mars 2013 në kohë të papërcaktuar në Agjencinë Kundër Korrupsion në Prishtinë në cilësinë e zyrtares së lartë publike në formularin për deklarimin e pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara.
Duda Balje, ka paraqitur vetëm pagën bazë si deputete në shumën prej 17 mijë e 856 eurove, ndërsa në bazë të të dhënave të Kuvendit të Kosovës është konstatuar se të hyrat vjetore nga Kuvendi për këtë deputete janë 24 mijë e 327 e 19 euro.
Diferenca e mosdeklarimit të pasurisë është 6 mijë e 471 e 19 euro, diferencë të cilën deputetja Balje e merr për pjesëmarrje në seancat dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 29 prill 2015./kallxo.com/

Më Shumë

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Lajmet e Fundit