6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Mustafa: Shtet pa shtet, sot duket Kosova

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar përmes një postimi në Facebook një varg strukturash të shtetit, duke filluar nga kryeministri, presidentja, deputetët, këshilltarët etj.

Postimi i plotë i Isa Mustafa:

Shtet pa shtet, sot duket Kosova. Me jetë parlamentare të pezulluar, me Qeveri në ikje, Kryeministër i cili është edhe deputet, shumë ministra që janë deputet, këshilltar komunal, drejtorë e nënkryetarë të komunave njëherësh deputet, me konflikt interesi e në kundërshtim me Kushtetutën. Të gjithë këta marrin vendime të mëdha, pa asnjë përgjegjësi, pa i penguar askush. Këta që e kanë kapur shtetin dhe e kanë siguruar diktatin, pse mos të thonë zgjate zot, se kurrë me mirë nuk ka qenë, sepse Kosovën e shndërruan në livadhin e tyre. Por e vërteta është se ky vend ka rregulla, ligje dhe Kushtetutë, ka edhe institucione të pavarura, të cilat duket qartë se nuk kanë peshë për sundimtarët! E Presidentja, si i vetmi institucion me legjitimitet Kushtetues as nuk shtron pyetje dhe as nuk vepron, por lejon që të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit. Dikush, duhet ta merr përgjegjësinë!

Më Shumë

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Lajmet e Fundit