8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Noterët rrisin çmimet arbitrarisht

Në fillimin e 2012-s nisën punën noterët e parë në Kosovë, të cilët do të ofronin shërbime juridike dhe publike, e që për qëllim kishin mbrojtjen e interesave të ligjshme të personave fizikë dhe juridikë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Por, vetëm disa vjet më vonë, Kryesia e Odës së Noterëve të Kosovës, mori disa vendime që dëmtonin qytetarët e Kosovës, krijonin monopol e dëmtonin pavarësinë e punës së Noterit.

Në 2017, institucioni që ODA i përgjigjet, Ministria e Drejtësisë u bombardua nga emaila të shumtë që kërkonin ndërhyrjen e Ministrisë për të rregulluar situatën në këtë sektor dhe çështjen e tarifave, që pavarësisht se nuk ishte kompetencë e tyre ata kishin marrë vendim për rritjen e tyre.

Ministri Abelard Tahiri, do t’i tërhiqte vërejtjen se Kryesia e Odës kundërligjshëm kishte tejkaluar kompetencat e saj dhe kishte ndikuar drejtpërdrejt në pavarësinë e punës së noterit, në vullnetin e lirë dhe të plotë të qytetarëve dhe bizneseve në marrjen e shërbimeve noteriale.

Ministri kishte tërhequr vërejtjen se noterët kanë krijuar kosto të papërballueshme për qytetarët e bizneset, ku përmes ngritjes arbitrare të tarifave noteriale për punën jashtë orarit në disa raste vlera e shërbimit ishte më e madhe se sa vlera e pronës.
Por, pa u sanuar problemi i parë, zgjedhja e Kryesisë së re të Kuvendit të Odës së Notereve nxori në pah një tjetër problem.

Atë të funksionit të institucionit pa një rregullore të brendshme.

Dy letra të ndryshme, ka pranuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në fillim të prillit.
Më 11 prill, disa prej noterëve e kishin njoftuar Ministrinë se tentativa për të zgjidhur Kryesinë e re të Odës kishte dështuar pikërisht për shkak të mungesës së një rregulloreje të punës, apo faktit që një rregullore e tillë ekzistonte, por që shumica e noterëve nuk e pranonin si të tillë, duke përfshirë edhe kryesinë e kaluar, pasi e njëjta ua ndalonte kandidimin për një mandat të tretë.

Më 12 prill, vetë kryesuesja e atëhershme e Odës, Arbena Shehu, do ta njoftonte Ministrinë se ky organizëm funksiononte në bazë të ligjit dhe Statutit të tij, por që nuk ekzistonte një rregullore e tillë dhe për të ishte e habitshme kërkesa për një gjë të tillë pas 6 vjet të themelimit të Noterisë.

Ministria e Drejtësisë do të shprehte shqetësimin e saj për operimin e Odës pa një rregullore të tillë.
Kohavisioni ka kontaktuar kryetaren e mëparshme të Odës së Noterëve, Arbena Shehun, për të sqaruar problemet, por ajo nuk ka dashur të flasë për mediat, duke thënë se më nuk është pjesë e Kryesisë së Odës së Noterëve.

Për KTV-në nuk ka folur as kryetari i ri, Aliriza Beshi, i cili madje përmes telefonit ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim as në të kaluarën, e as tani e nuk do të ketë as në të ardhmen.

Beshi nuk ka dashur të flasë as për shqetësimet e ministrit të Drejtësisë për tarifat, duke thënë se ministri nuk mund t’u tregojë se si duhet t’i kryejnë ata punët e tyre.

Më Shumë

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit