17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

PDK pas vendimit të Kushtetueses: Vazhdojmë me Misionin e Ri

Thaci-misioni i ri14Partia Demokratike e Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO119/14, në lidhje me kërkesën e 30 deputetëve për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në seancën konstituive të datës 17 Korrik 2014.
Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson këtë vendim si një akt të vendosjes së kushtetutshmërisë në vend dhe si një tregues të fuqishëm se vullneti i qytetarëve të Kosovës, i shprehur në zgjedhjet e përgjithshme të datës 8 qershor, është suprem dhe i patjetërsueshëm.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë këtë vendim meritor, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Në këtë kontekst, Partia Demokratike e Kosovës, thotë se si prijëse e proceseve shtetformuese në Republikën e Kosovës, do të punojë intensivisht që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja në Kosovë, në përputhje me mandatin që ka marrë nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që të implementojë Misonin e Ri për zhvillimin ekonomik të Kosovës, hapjen e vendeve të reja të punës dhe procesin e pandalshëm të integrimeve evropiane. Edhe në mandatin e ardhshëm, fryma e bashkëpunimit dhe e qasjes gjithëpërfshirëse në proceset madhore për vendin tonë, do të jenë bosht i angazhimit dhe filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës”, vazhdon reagimi i PDK-së.

Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje për punën profesionale të ekipit të saj, të udhëhequr nga akademik Arsim Bajrami. /Telegrafi/

Më Shumë

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit