11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Prizren: Nëntë persona lëndohen rëndë në tri aksidente

Nëntë persona janë lënduar pas mensatës së të mërkurës në tri aksidente trafiku që kanë ndodhur në komunën e Prizrenit.

Policia bën me dije se gjatë këtyre aksidenteve gjashtë vetura janë shkatërrua.

Sipas policisë, incidenti i parë ka ndodhur në fshatin Gjinoc me ç ‘rast është shkelur një këmbësor ndërsa automjeti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

”Ende pa u kryer hetimet fillestare për veturën që kishte ikur, ndodh rasti i dytë në fshatin Landovicë ku kanë qenë të përfshira tri vetura me katër persona të lënduar. Gjatë kohës kur policia ende po merrej me rastin në Landovicë ndodh rasti i tretë në afërsi të fshatit Korishë”, njofton zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Në këtë të fundit janë përfshirë tri vetura ndërkaq janë lënduar katër persona.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar me automjete të emergjencës dhe makina private në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.

Vlen të theksohet fakti se tri vetura kanë qenë me targa vendore ndërsa tri me targa zvicerane.

Raportohet se pothuajse të gjithë të aksidentuarit posa kishin dalë nga restorantet e dasmave apo kafenetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek shoferët që mos të konsumojnë pije alkoolike nëse duan të drejtojnë automjete sepse rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit