8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Rahovec/ Pranon fajësinë, dënohet me gjobë i akuzuari për blerjen e mallrave të vjedhur

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me 300 euro gjobë ndaj të akuzuarit për veprën penale “blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, Mahmut Hoxha.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj, i akuzuari Hoxha, ka thënë se ndihet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Enis Gashi, i cili tha se është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe pas konsultimeve të mjaftueshme me mbrojtësin e tij dhe ky pranim ka mbështetje në provat që gjendën në shkresat e lëndës.

Gjyqtari Shabani, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguajë shpenzimet procedurale në shumën prej 30 euro në total.

Pas fillimit të seancës, gjyqtari Shabani e ka veçuar procedurën ndaj të akuzuarit tjetër për vjedhje të rëndë, Ibrahim Krasniqi, me kërkesën e mbrojtësit të akuzuarit Mahmut Hoxha, avokatit Faik Morina, pasi që ai gjendet jashtë shtetit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 13 qershor 2016, ndaj Mahmut Hoxha, duke e ngarkuar atë me veprën penale “blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 23 shtator 2014, rreth orës 12:00 në fshatin Kijevë, Komuna e Malishevës, përkatësisht te automekanik “Fazlia” pronë e tij, ka pranuar sendin duke ditur apo është dashur të dijë se është përfituar me veprën penale të vjedhjes.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Hoxha blenë një sharrë të tipit “Still” dhe një “gidore” komplet me çelësa mekanik nga i akuzuari për vjedhje të rëndë Ibrahim Krasniqi, sende këto të sekuestruara nga policia më 27 shtator 2014, të cilat i janë kthyer pronarëve Elmi Sopjani dhe Sami Morina. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit