3.8 C
Prizren
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Roja e “Sharrit” rrëfen se si u rrah nga prerësit ilegalë të pyjeve(Video)

Tentimi për të vjedhur drunj në zonën publike të parkut nacional të Sharrit, u bë shkak i rrahjes së rojës së pyllit, Jemin Shala.

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes të së enjtes, teksa po kthehej nga puna, Shala u sulmua nga tre persona, raporton KTV.

Ai tregon se për personat në fjalë kishte dorëzuar lëndë në gjykatë para dy vjetësh, dhe së fundi gjykata kishte marrë vendim për gjobitjen e tyre.

Shala tregon se po të njëjtit i kishin hasur disa herë teksa bënin prerje ilegale dhe i kishin dorëzuar edhe në polici.

Për këtë, drejtori i parkut Sharri, Bajram Kafengjolli, ankohet se rastet e tilla kur rojet e pyllit janë sulmuar fizikisht dhe përmes presionit indirekt janë shpeshtuar.

Kafengjolli tregon se ka pasur disa raste që rojet e pyllit janë larguar nga puna si pasojë e kërcënimeve.

Derisa nuk kanë asnjë pajisje për vetëmbrojtje.

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se kanë arrestuar dy perona.

“Më 18.10.2018, rreth orës 19:20 në Qendër të fshatit Mushtisht, tre të dyshuar K.B, F.B dhe F.B e kanë sulmuar dhe rrahur rojën e Parkut Nacional J.Sh., me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore, viktima është dërguar në trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Në lidhje me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve K.B. dhe F.B. të ndalohen për 48 orë, ndërsa i dyshuari F.B. lirohet dhe rasti ndaj tij shkon me procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen nga zyra për informim në Policinë Rajonale të Prizrenit.

Për vargmalet e Sharrit, shumë herë ka pasur ankesa nga qytetarët për shkatërrim të pyjeve, dukuri kjo që po ndodh që nga paslufta.

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare me temën “Kalaja e Prizrenit”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim pullën e re postare me temën “Kalaja e Prizrenit”.     “Ky emision është një...

Një grua raporton se burri i saj nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit

Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj me probleme mendore i cili prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit...

Lajmet e Fundit