Wilderi e kërcënon sërish Furyn: “E kam mundur 50 herë në ëndrrat e mia, nuk po më pritet…”

Boksieri amerikan Deontay Wilder do të mbrojë më 1 dhjetor titullin kampion të peshës së rëndë në kategorinë WBC, ku në Los Anxhelos do të duelojë ndaj Tyson Fury në “Staples Center”.

Një sfidë për t’u fituar kjo për boksierin e pamposhtur amerikan, 40 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist (39 fitore me KO).

Por edhe rivali i tij është një “kockë e fortë”, pasi britaniku Fury është një ish-kampion bote, gjithashtu i pamposhtur në ring (27 fitore e asnjë humbje).

Por për Fury ky fakt nuk është një problem, pasi në mendjen e tij ekziston vetëm fjala “fitore”.

Në ëndrrat e mia jam ndeshur 50 herë me Fury dhe 50 herë e kam mundur atë me KO. Ndaj mezi pres ta kem përballë në ring dhe ta bëj realitet këtë ëndërr kaq të bukur. Nuk është asgjë e pamundur për mua, pasi unë nuk kam frikë askënd”, u shpreh Deontay Wilder për mediat, teksa vijon përgatitjet për këtë duel të madh.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Lajmet e Fundit