4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“Shkopi Magjik” i plakut nga fshati Randobravë i Prizrenit që rregullon rrugët

Shkopin që e mbanë si ndihmë për t’u mbështetur mbi të për shkak të moshës, kësaj here atë e përdorte për t’i mbushur gropat në rrugën e fshatit të tij. Kjo për shkak të vonesave në kryerjen e punimeve në shtrimin e rrugëve dhe rrjetit të kanalizimit në këtë fshat.

Ky është Abedin Hasani – 85 vjeçar nga fshati Randobravë e Prizrenit.

Por pas raportimit të KALLXO.com, në dhjetor të vitit të kaluar për këto vonesa, tash Abedini ndihet krenar kur del për të ecur në këtë pjesë.

“Tash po më doket sikur me hyp në sajë e me shku teposhtë, mirë mirë… Ku me ditë se ku me punu, vesvesen e këtu e mbajshe a po me zatet kerri, a po prishet kerri – tashti rahat jemi se vallahi-bilahi edhe ia kish pas zanat, edhe e ka shtru zallë mirë, edhe e ka ndreq mirë”, thotë Abedini.

Banorët asokohe ankoheshin se punimet në lagjen “Nazmi Hasani”, ose siç njihet si “lagjja e poshtme”, kishin filluar mbi dy vite dhe ende punimet ishin në fazën fillestare. Për më tepër, ata ankoheshin se punimet nuk ishin duke u bërë si duhet.

Kompania “Vëllezërit e Bashkuar” e cila kishte fituar tenderin për shtrimin e kësaj rruge, ishte zotuar se do t’i përmirësojë edhe punët e kryera para përfundimit të projektit, gjë të cilën tani veç se e ka bërë.

Për këtë gjë, koordinatori i Shërbimeve Publike në Prizren, Fejsal Hoti, njoftoi për KALLXO.com se rruga në fshatin Randobravë është shtruar dhe se punimet janë kryer si duhet.

Nexhmedin Hasani, i cili ankohej për vonesë të fillimit të punimeve, thotë se pas raportimit të rastit në KALLXO.com, punimet kanë filluar dhe janë kryer me rregull.

“Po nja dy vite ka pas që është hapë tenderi për këtë rrugë, nuk kanë marrë masa derisa ju lajmëruam edhe juve. E keni pa edhe vetë, këtu ka qenë baltë e lloq, shkurt katastrofë, rruga ka qenë e pakalueshme. Pasi që keni qenë ju e keni vizitu e keni pa gjendjen qysh është, mandej janë marrë me punime edhe e kanë rregullu mirë. Na jemi të kënaqur me punën tash që e kanë bërë. Pas asaj kohe vërejtje nuk ka, punimet janë kryer super”, thotë Nexhmedini.

Më Shumë

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të...

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Lajmet e Fundit