3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Shtylla e rrëzuar elektrike po rrezikon jetën e banorëve të lagjes “ Zhuri i ri”

Banorët e lagjes “ Zhuri i ri” nga Zhuri, që më shumë se dy javë po ndjehen të rrezikuar nga një shtyllë e rrëzuar elektrike, në afërsi të shtëpive të banimit të tyre. Përveç fotografive të dërguara, ata thonë se për këtë shqetësim të tyre kanë bërë kërkesë tek Njësia e KEDS-it në Prizren, si dhe kanë informuar kryesinë e Bashkësisë Lokale të këtij lokaliteti të cilët gjithashtu kanë reaguar, por ende nuk ka asnjë intervenim për zgjidhjen e problemit.

Këta banorë tregojnë se nga shtylla e rrëzuar nuk janë dëmtuar telat e energjisë elektrike, dhe se ekziston rreziku potencial  që të vie te kontakti me ata sidomos nga fëmijët, që mund të sjellë pasoja fatale.

Ata kërkojnë masa urgjente nga kompania KEDS në evitimin sa më të shpejt të këtij problemi tejet shqetësues për ata./TV Prizreni/

Më Shumë

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit