13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Smajl Latifi niset për në Hagë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot është nisur për në Hagë për tu intervistuar nga Dhomat e Specializuara.

Ai është dashur që të paraqitet në Hagë më 30 tetor, por një zyrtar nga komuna për KTV-në ka thënë se intervistimi i tij është shtyrë disa herë.

Më parë, në një intervistë për KTV-në Latifi ka thënë se nuk do të japë dorëheqje nga posti i të parit të komunës, ashtu siç bëri kryetari i partisë së tij, Ramush Haradinaj, pasi është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Gjithashtu, Latifi ka treguar se “nuk e di saktë se në çfarë cilësie është ftuar” dhe se, sipas ftesës, atij i është kërkuar të sjellë dëshmi para Prokurorisë së Specializuar, për Kosovën./Koha.net/

Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Lajmet e Fundit