12.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Video: Policia bastisë “muzikat” e Prizrenit

Në edicionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë” janë transmetuar pamjet ekskluzive të aksionit të policisë së Prizrenit në bastisjen e lokaleve të cilat ushtrojnë aktivitet gjatë natës.

Zyrtarë të policisë në nisje kanë sqaruar se aksioni është inicuar me qëllim zbulimin e aktiviteteve ilegale dhe veprimtarive të ndaluara pasi sipas tyre në këto vende qëndrojnë persona me të kaluar kriminale.

Aksioni siç shihet në pamje ka nisur në orën 24 të natës kohë kjo kur lokalet janë duke punuar.

Në pamjet e transmetuara janë shfaqur kontrollet e detajuara për punonjëset e lokaleve të njohura si “valltare’ e poashtu pamje të kontrollave individuale të punonjësve dhe mysafirëve.

Siç shihet në pamje gjatë kontrolleve policia ka zbuluar drogë dhe armë zjarri të cilat janë konfiskuar.

Aksioni është mbështetur nga njësi të specializuara të policisë të cilët siç shihet në pamje kanë kryer ndërhyrje të shpejtë duke përdorur edhe armët e gjata. Aksioni është zhvilluar në tri prej lokaleve të identifikuara prej policisë.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të marrin karakter zhvillimi, kryesisht në zona malore...

Gruaja shtatzënë që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare

Një rast i rëndë ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën.  Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e...

Lajmet e Fundit