4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

VV dhe NISMA: Polica po mban të bllokuar autobusin me protestues nga Prizreni

Lëvizja Vetëvendosje thotë se Policia ka filluar provokimin e protestuesve duke mbajtur të blokuar autobusin me protestues dhe duke i kontrolluar ata.

“Protestuesit që janë nisur nga Prizreni, tash e gjysmë ore po mbahen të ndalur nga policia e cila po i kontrollon veç e veç secilin”.

“I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të mos vazhdojë provokimet e tilla që kanë synim vonimin e protestuesve”, thuhet më tej në komunikatë të kësaj partie.

Edhe Nisma për Kosovën ka njoftuar për këtë rast, teksa ka thënë se “arsyet e ndaljes nga ana e policisë konsiderojmë se janë të qëllimshme dhe se krejt kjo po bëhet që protestuesit të mos arrijnë me kohë në protestë”. Sipas Nisma-s, kjo dëshmon se me të vërtetë ky shtet është i kapur nga krimi.

Nisma u bën thirrje të gjithë qytetareve të komunes së Prizrenit dhe mbarë Kosoves, që të mos zbrabsennga qëllimi i tyre për të protestuar, sepse e drejta për të protestuar është e drejtë më se e garantuar dhe demokratike. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Lajmet e Fundit