8.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Latifi: Shtatë të shëruar nga coronavirusi në Rahovec, një paciente në gjendje të rëndë

Në Rahovec për të dytën ditë me radhë konfirmohen pacientë të ri me coronavirus.

IKSHP ka njoftuar sot për një rast të ri në Rahovec, ndërsa kryetari Smajl Latifi thotë për RTV Dukagjinin se i prekuri është rast kontakti i rastit të mbrëmshëm.

Kryetari i Rahovecit shton më tej se vetëm sot në këtë komunë janë regjistruar edhe shtatë të shëruar nga coronavirusi.

“Numri i përgjithshëm i të shëruarve në komunën tonë nga coronavirusi ka shkuar në 31 ndërsa kanë mbetur edhe katër raste aktive”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Latifi thotë se gjatë ditës së nesërme priten rezultatet edhe për 12 raste tjera.

Kryetari i Rahovecit thotë se pacientja që mbrëmë ka rezultuar pozitive me coronavirus është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pacientja ka gjendje të rëndë shëndetësore. Ka probleme me zemër, diabet dhe frymëmarrje. Uroj që të mbijetoj nga kjo gjendje shëndetësore. Pacientja që është kontakt i saj ka gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi ndër të tjera Smajl Latifi./Telegrafi/

Më Shumë

I dënuari nga Suhareka gjendet pa shenja jete në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar mbrëmjen e së premtes brenda Burgut të Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc të Podujevës, ku...

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit