Të shtëna me armë zjarri në “Ortakoll” të Prizrenit

Sonte rreth orës 22:40 në afërsi të objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, janë dëgjuar disa të shtëna armësh, fatmirësisht pa të lënduar.

Rastin për TV Prizreni e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale, togeri Shaban Osmanollaj.

Ai bën të ditur se sipas informacioneve të para, nga një veturë deri sa ishte në lëvizje në rrugën në afërsi të DKA-së, janë dëgjuar disa të shtëna, të cilat kanë shqetësuar banorët e lagjes “Ortakoll” të cilët kanë njoftuar organet e rendit.

Sipas zëdhënësit Osmanollaj, policia menjëherë ka dal në vendngjarje duke gjetur disa gëzhoja nga arma e cila dyshohet se është përdorur nga autorë ende të panjohur për policinë./tvprizreni.info/

Më Shumë

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Lajmet e Fundit