8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

LDK-ja e konsideron “vendim primitiv” prishjen e koalicionit nga Haskuka në Prizren

Dje në orët e vona, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se e ka prishur koalicionin që e ka pasur me LDK-në. Ndarjen e ka arsyetuar me situatën e krijuar në nivelin qendror.

Për prishjen e koalicionit, Haskuka e ka njoftuar kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, Anton Çuni me anë të një letre.

Pas shkëputjes nga LDK-ja, Haskuka do ta ketë vështirë të nxjerr vendime të mëdha që dalin prej Kuvendit komunal, shkruan lajmi.net.

LDK-ja që deri dje ishte në bashkëqeverisje me LVV-në nuk ndihet e zhgënjyer nga veprimi i Haskukës. Për ta, akti ka qenë primitiv dhe hakmarrës.

Hazir Hoda, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit tha për lajmi.net se ndarja ka qenë e njëanshme.

“Haskuka ia ka dërguar një letër kryetarit të degës, Anton Çuni, ku e ka njoftuar se është i detyruar të prishë koalicionin. Sipas të thënave në letër shihet qarte se është një prishje e një anshme. Pra, shihet që është një hakmarrje primitive, një arsyeje krejt banale e prishjes së koalicionit. Po tek e fundit mirë ka bërë”, thotë Hoda.

Kryeasamblisti i LDK-së në Prizren mendon se me largimin e tyre nga pushteti komunal, në asamble do të krijohet situatë e re.

“Nuk e di se çfarë kombinatorike mund të bëjë tash Vetëvendosje për qeverisje në Prizren, se dihet se çfarë marrëdhëniesh ka edhe me partitë tjera. Por në politiken tonë çdo gjë është e mundur. Pra në këtë situatë nuk di se si do ta drejtojë qytetin, pasi vet i ka 6- 7 vota, bile edhe disa nga to i ka me probleme. Haskukës po i intereson veç të kryhet mandati, a merren vendime të rëndësishme për qytetin apo jo, pak është e rëndësishme për të”, shtoi tutje Hoda.

Lajmi.net e posedon letrën të cilën Haskuka ia ka dërguar Çunit. Letra është thuajse e njëjtë me deklarimin publik që e ka bërë vetë Haskuka, por në të theksohet miqësia e madhe që ka Haskuka me kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, si dhe janë dhënë arsyeje e prishjes së koalicionit, në të cilin shihet se ka ndikuar krijimi i qeverisë së re në nivelin qendrorë.

“Së pari ju urojë për votimin e qeverisë dhe vazhdimin e detyrës suaj si ministër i Ministrisë së Mbrojtjes. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në punë. Dua t’ju njoftoj qe? si pasoje? e zhvillimeve te? fundit, mocionit te? mosbesimit ndaj qeverise? LVV-LDK dhe krijimit te? nje? qeverie e cila e?shte? ne? kunde?rshtim me vullnetin demokratik te? shprehur me? 6 tetor, une? e kam te? pamundur vazhdimin e koalicionit ne? Komune?n e Prizrenit. Pas zhvillimeve ne? Asamblenë? Komunale ne? shkurt te? ke?tij viti, jam munduar qe? te? gjej me?nyra pe?r te? vazhduar koalicionin, duke besuar qe? rruga ne? shtetnde?rtimin e Kosove?s dhe krijimin e institucioneve pe?rgjegje?se qe? bazohen ne? profesionalizëm?m dhe promovojnë? demokracinë? dhe zhvillimin, mund te? be?het vete?m me një? bashke?punim te? sinqerte? nde?rmjet Le?vizjes VETE?VENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike te? Kosove?s. Por besimi dhe pritjet e mia si shume? qytetare? te? Kosove?s nuk u realizuan”.

“Mendoj qe? koalicionet duhet te? bazohen ne? besimin e nde?rsjelle? dhe ne? ke?te? aspekt pas zhvillimeve te? fundit nuk ka mbetur hape?sire? pe?r te? vazhduar rruge?timin tone?. Tashmë është bërë polarizimi i skajshëm i aktivistëve të partive tona dhe puna jonë e suksesshme në vend se të promovohet nga të gjithë po bëhet objekte mosbesimi dhe i kritikës. Andaj në këtë situatë në të cilën gjendemi për të dy palët është më se e domosdoshme të vazhdojmë ndaras”, thuhet në letër.

“Mbes miku juaj personal dhe i gjithë drejtorëve dhe i gjithë drejtoreve të deritashëm komunal si dhe asamblistëve të LDK-së. Ju gjithmonë do ti keni dyert e hapura tek unë dhe do të jem i hapur për bashkëpunim institucional në të mirën e qytetarëve”, përfundon letra.

Pas prishjes së koalicionit, situata është bërë edhe më e vështirë për kryetarin Haskuka, pasi kryetar i kuvendit është Sulltan Badalli i PDK-së.

Pas një përplasje që kanë pasur VV e LDK në fillim të këtij viti, Sulltan Badalli nga Partia Demokratike e Kosovës kishte arritur te siguronte votat për t’u zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren me 17 vota kundrejt kundër kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Muharrem Elezkurtaj, i cili kishte marr 16 vota. LDK-ja e kishte braktisur sallën e Kuvendit, ndërsa AAK e NISMA kishin votuar për kandidatin e PDK-së. /Lajmi.net/

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit