4 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Lulëzim Etemaj boton librin monografik “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990-1991)”

Libri monografik, “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990-1991)”, gjendet në prag të daljes nga shtypi, ka paralajmëruar autori i këtij libri, Lulëzim Etemaj.

Etemaj, i cili para 30 vitesh ishte nga të pestë nismëtarët e aksionit të pajtimit të gjaqeve, nëpërmjet një positimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka bërë me dije se ky libër është ilustruar edhe me letra, me fotografi, me procesverbale, me shënime dhe me përjetime të ndryshme.

“Përmbajtja e librit ka kaluar fillimisht nëpër disa duar miqsh, duke filluar nga bashkënismëtarët e tjerë të pajtimit të gjaqeve, Myrvete Dreshaj-Baliu, Have Shala-Gërguri, Adem Grabovci dhe Brahim Dreshaj”, ka shkruar Etemaj.

Postimi i plotë i Etemajt:

Një monografi për pajtimin e gjaqeve në Kosovë

Libri im monografik, “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990-1991)”, gjendet në prag të daljes nga shtypi. Po botohet me rastin e shënimit të 30-vjetorit të pajtimit të gjaqeve në Kosovë. Ky libër është një shenjë modeste nderimi për mijëra zemërgjerë që, në vend të ngrehjes së gishtit të krimit, shtrinë dorën e pajtimit; gjaqet, plagët dhe ngatërresat i falën në emër të rinisë, flamurit dhe kombit. Kështu i dhanë fund gjakmarrjes dhe i liruan nga burgu shtëpiak mijëra persona. I liruan nga atmosfera e rëndë dhe druajtja, por edhe nga “detyrimi” për ta marrë gjakun. I bashkuan shqiptarët si kusht i domosdoshëm për të ecur përpara drejt çlirimit nga Serbia. Është, gjithashtu, libër nderimi për qindra pajtimtarë vullnetarë dhe për punën e tyre përkushtuese.

Libri është ilustruar edhe me letra, me fotografi, me procesverbale, me shënime, me përjetime. Të gjitha këto bashkë po bëhen publike për herë të parë pas 30 vjetësh.

Përmbajtja e librit ka kaluar fillimisht nëpër disa duar miqsh, duke filluar nga bashkënismëtarët e tjerë të pajtimit të gjaqeve, Myrvete Dreshaj-Baliu, Have Shala-Gërguri, Adem Grabovci dhe Brahim Dreshaj. Ndihmesë të shkëlqyer, nëpërmjet deklaratave të dhëna, fotografive të ofruara, ideve kreative dhe punëve të tjera përgatitore kanë dhënë edhe shumë miq, mikesha dhe të afërm të veçantë. Ata janë të përgatitur profesionalisht në drejtime të ndryshme, të besueshëm për mua, ndonjëri madje tejet i posaçëm. Që të gjithëve u them: Ju falem nderit nga zemra!
Nga data 2 shkurt librin do ta shpërndajmë në të gjitha libraritë e Prishtinës, por edhe në libraritë në Prizren, Ferizaj, Pejë, Istog, Gjakovë, Skenderaj, Drenas, Mitrovicë, Klinë, Besianë, Tetovë, Gostivar, Tiranë..

Më Shumë

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Lajmet e Fundit