2.5 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2020

Maksut Vezgishi kurator dhe Jehona Shyti komisionere të Kosovës për Bienalen e Venedikut 2020

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në bazë të kompetencave, ka emëruar komisionerin dhe kuratorin për edicionin e 17-të të Bienales së Venedikut për Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës për vitin 2020.

Jehona Shyti është emëruar komisionere e Pavijonit të Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në Bienalen e Venedikut, që për këtë vit mbahet Ekspozita Ndërkombëtare e Arkitekturës, për të 17-tën herë me radhë.

Ndërsa, arkitekti Maksut Vezgishi është emëruar kurator i Pavijonit të Kosovës në këtë ngjarje të madhe ndërkombëtare.

Tema e sivjetme e ekspozitës, të cilën e ka përcaktuar Bienalja e Venedikut është “How we can live together”, kështu që edhe tema me të cilën do të përfaqësohet Republika e Kosovës në këtë ngjarje do të jetë brenda këtij koncepti.

Në bazë të vendimit të ministrit, komisionerja ka për detyrë të punojë ngushtë me kuratorin dhe të mbështesë ekzekutimin dhe menaxhimin e projektit me të cilin do të përfaqësohet Kosova në Bienale si dhe të zhvillojë komunikimin e dyanshëm me zyrtarët e Venedikut dhe me opinionin e gjerë.

Ndërkaq, kuratori ka për detyrë që përmes kreacionit të tij të zbatojë dhe realizojë projektin e Kosovës në Bienale, të cilën do ta zbatojë arkitekti prizrenas Maksut Vezgishi.

Kuratori Vezgishi ka përfunduar studimet e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar si asistent në këtë fakultet nga viti 1993-1996. Ka punuar si redaktor artistik në shumë revista si “Zëri”, “MM”, Thema”, “Sheshi” dhe në shtëpinë botuese “Dukagjini”, galerinë “Dodona” dhe në Fondacionin për Shoqëri të Hapur (KFOS). Ai gjithashtu në fushën e skenografisë ka bashkëpunuar me teatro të shumta, në Prizren, Prishtinë, Sisak, Lubjanë, Shkup, Bruksel dhe Elbasan. Interesimi i Vezgishit për arkitekturë dhe arte vizuale është ‘eksperimenti/modernizmi’ duke kërkuar të kthejë vëmendjen tek arti aktual shqiptar. Ka realizuar një mori ekspozitash duke filluar nga viti 1982 deri në ditët e sotit, duke numëruar afër 40 sish. Po ashtu, kuratori prizrenas ka fituar shumë çmime e finalist në shumë ekspozita. Mund të veçohet çmimi i “Aleksandër Moisiut” në Festivalin Kombëtar të Teatrove në Vlorë. Vezgishi jeton dhe vepron në Bruksel.

- Advertisement -

Më Shumë

Gjendet i vdekur një person në afërsi të stacionit të autobusave në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jetë në afërsi të stacionit të autobusave në Komunën e Pzirenit. Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Zëdhënësi i...

VV’ja e prerë: Thaçi le të mendojë datën e zgjedhjeve, nuk dërgojmë emër për Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje po i kërkon Presidentit Thaçi që të mendojë datën e zgjedhjeve në vend se të kërkojë emra për kryeministër të ri. Nga...

Barnatoret do të punojnë me orar të ri

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që barnatoret e licencuara në Kosovë të punojnë prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të...

Limaj: Një barnatore e ka ndihmuar Malishevën me masa mbrojtëse më shumë se qeveria

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit, Endrit Shala, kanë vizituar komunën e Malishevës, ku janë pritur nga udhëheqja...

Prizren, këshilla psikologjike online rreth stresit të pandemisë COVID-19

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka marrë iniciativë për krijimin e linjës për këshillim psikologjik lidhur me stresin dhe ankthin gjatë këtyre ditëve...

ShBA, regjistrohen 920 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve

Numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në SHBA është rritur në 4 090, pasi 920 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të...

I infektuari ishte në vetizolim në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit , pas khtimit nga Bullgaria (Video)

Në komunën e dytë më të madhe në vend për kah numri i banorëve, atë të Prizrenit, është shënuar rasti i parë me Covid-19. Drejtori...

Limaj ka një apel për qeverinë në detyrë të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka bërë apel qeverisë në detyrë të Kosovës që për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk ka...

Shumë shpejt do të ndrrohet orari i masës së orës policore

Gazeta Blic, nga burimet e saja brenda qeverisë në detyrë, ka marrë vesh se shumë shpejt do të ndrrohet orari i masës së orës...

Fshati Korishë i Prizrenit futet në karantinë

Pas tri rasteve pozitive me Covid-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky...

Abrashi: Mustafa linçon aktivistët tanë – Thaçi sillet si fëmijë i llastuar

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Artan Abrashi i ka komentuar zhvillimet politike në vend. Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai ka thënë se kryetari...

Tre fëmijë në Malishevë të prekur me koronavirus

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka konfirmuar për Televizionin T7 se në mesin e të prekurve nga koronavirusi në këtë komunë ka...

Lul Raka bën thirrje: Rrini në shtëpi, fitorja është e sigurt

Mikrobiologu Lul Raka është shprehur se Kosova dje ka marrë një lajm fantastik. Atë të ardhjes së 7 mijë testeve të reja për koronavirusin....

Lajm i mirë: Polici me koronavirus ishte në pushim mjekësor, s’kishte kontakt me kolegët

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zyrtarin e saj që ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Zëdhënsi i policisë, Baki Kelani për lajmi.net ka...

Krasniqi tregon formën e ndarjes së mjeteve për ata që kanë mbetur pa punë nga koronavirusi

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka shpjeguar se si do të ndahen mjetet nga Pakoja Emergjente për punëtorët që kanë mbetur pa punë si...

Qendrat e mjekësisë familjare në Prizren, do të fillojnë konsultimet me pacientë nëpërmjet telefonit

Nga data 6 prill në Prizren, do të fillojë shërbimin online në kujdesin parësor shëndetësor. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Shëndetësisë, me qëllim të...

Lajmet e Fundit

Fshati Korishë i Prizrenit futet në karantinë

Pas tri rasteve pozitive me Covid-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky...

Qeveria Kurti emëron deputetin Artan Abrashi në komisionin qeveritar

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen elektronike sot ka emëruar Artan Abrashin anëtar të komisionit qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të...

Pandemia, qeveria dhe buxheti i Kosovës

Faik MIFTARI Në këtë vështrim do të ndalem në efektet e rënduara që do të shkaktojë pandemia e korona virusit buxhetit të Kosovës, të cilin...

Besnik Bislimi tregon se si dhe kush mund të përfitojë nga pakoja e emergjencës

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka treguar se kush dhe si mund të jetë përfitues i kësaj pakoje. Qeveria e Kosovës...

Kurti emëron Nenad Rashiq dhe Aleksandar Stankoviq këshilltarë politikë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka emëruar Nenad Rashiqin dhe Aleksandër Stankoviq këshilltarë politik. Sipas njoftimit për media, Kurti, ka emëruar sot Rashiqin, këshilltar...