16.8 C
Prizren
E premte, 7 Gusht, 2020

Mehmet Kraja: Më pëlqen kur shqiptarët bëhen bashkë

MehmetKrajaNë intervistën e shkrimtarit, kritikut e publicistit, Mehmet Kraja, dhënë për KultPlus, për nder të 28 Nëntorit, ai ka folur për rëndësinë e kësaj feste për kosovarët, duke e vlerësuar si manifestim identitar, dhe njëkohësisht si refuzim kundrejt përpjekjeve për ta çintegruar kombin. Sipas tij, mos zyrtarizimi i kësaj feste nga ana e Kuvendit të Kosovës nuk e pengon popullin që të mos e konsiderojë këtë festë si të më të rëndësishmen kombëtare. “Vendimi i Kuvendit të Kosovës nuk do të ndryshonte gjë, vetëm se me zyrtarizimin formal të kësaj feste Kuvendi i Kosovës do ta nderonte veten”, është shprehur Kraja, i cili më pas ka folur edhe për hendeqet e krijuara në mes Kosovës dhe Shqipërisë, në pikën e bashkëpunimit kulturor, i cili ai vlerëson të jenë degjeneruar keqas, sikurse që ka folur edhe për marrëdhëniet jo të mira në mes akademive të këtyre dy vendeve
KultPlus: 101 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, në çfarë pike po e gjen shqiptarinë?
Mehmet Kraja: Pavarësisht se, ndonjëherë, na duket sikur gjatë historisë nuk kemi bërë atë që duhet, se ne vetë jo gjithmonë kemi ditur të zgjedhim rrugën më të mirë, pra, edhe përkundër të gjithave, sot shqiptarët kanë arsye të jenë krenarë për atë që kanë bërë gjatë historisë. Mendoj se, ngado që të shikohet, madje edhe nëse shikohet me skepticizmin më të madh, bilanci del pozitiv: sot në botë kemi dy shtete shqiptare dhe një shtet të tretë, ku shqiptarët participojnë ndjeshëm, në një kohë që në Europë dhe përreth saj ende ka popuj që nuk kanë arritur të bëjnë shtetet e tyre kombëtare. Por, më anë tjetër, bota e civilizuar ka kohë që ka hequr dorë nga perceptimi heroik i historisë dhe intensivisht merret me implikimet e tjera sociale, ekonomike, politike, kulturore të fatit historik të kombeve. Për rrethanat tona, ky perceptim ndryshe do të duhej të nxirrte në pah një vlerësim më kritik të historisë dhe aktualitetin shqiptar. Një vlerësim të tillë më kritik vështirë që do të mund ta përballonim me aq mburrje dhe krenari, siç e përballojmë me retorikën heroike-patriotike. Vlerësimi kritik arkivon memorien historike dhe i krijon hapësirë diskursit realist: shqiptarët nuk do të duhej ta shihnin atdheun e tyre, Kosovën apo Shqipërinë, si stoli historike për mburrje, por si një realitet shoqëror, politik, ekonomik, kulturor që aktualisht të siguron jetë të mirë dhe, për rrjedhojë, të bën krenar. Sikundër mund ta shihni, me shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë kjo nuk ndodh aktualisht: ata ende janë të shtrënguar që krenarinë e tyre kombëtare ta kërkojnë në histori, për arsyen e thjeshtë se e sotmja e tyre nuk është për mburrje. Më shumë se historinë heroike, ata sot do të donin që vendi i tyre t’u ofronte jetë të dinjitetshme.

KultPlus: Në shenjë të festave, viteve të fundit po provohet të festohet bashkërisht, si i vlerësoni këto përpjekje?
Mehmet Kraja: Megjithëqë shpesh janë manifestime jashtësore, afishe politike për një përdorim, unë i miratoj ato. Më pëlqen kur shqiptarët bëhen bashkë, pavarësisht se në këtë përbashkim mund të ketë shumë gënjeshtër, mund të ketë improvizim, mund të ketë lojë politike, mund të ketë edhe profiterizëm. E dini si, ndonjëherë, edhe duke improvizuar, mëson ta praktikosh një ritual, i cili, ndonëse rutinë, me kohë, mund të bëhet pjesë e vetëdijes… Vetëm se, duke u sjellë me refuzim ndaj një patriotizmi folklorik dhe shpesh manipulativ, ne u hyjmë në hak atyre që ndaj atdheut dhe kombit ushqejnë ndjenja të sinqerta patriotike. Të tillë doemos që ka edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. Askund në botë patriotët nuk konsiderohen njerëz primitivë, anakronikë etj. Dashuria për kombin dhe atdheun është ndjenjë jashtëzakonisht fisnike, e tillë që ende ushqen me virtyte të larta miliona njerëz në mbarë rruzullin tokësor. Patriotizmi nuk është primitivizëm, ai shndërrohet në diçka të shëmtuar, sa herë që degjeneron ose manipulohet. Dua të them me këtë rast, se unë përkulem me pietet të thellë si ndaj atyre që janë flijuar për kombin dhe atdheun, ashtu edhe ndaj atyre që me 28 Nëntorin i lidh një sentiment, sepse, fundja, unë i takoj asaj gjenerate, e cila ka besuar fuqimisht në sentimente të këtilla.
KultPlus: Si do të duhej të ishte bashkëpunimi kulturor në mes Kosovës e Shqipërisë?
Mehmet Kraja:Mendoj se është koha t’ia heqim vellon e “misterit” kësaj çështjeje disi të mbetur në maje të gjuhës të secilit që merret me problemet kulturore te ne. Është e qartë, nuk ka bashkëpunim dhe nuk duam bashkëpunim, sepse, po ta donim, do ta bënim. Nuk e do Kosova, nuk e do as Shqipëria, respektivisht nuk e duan as krijuesit, as administratat kulturore të të dy vendeve. Ose e duam, për aq sa e bëjmë. Duhet thënë edhe arsyet, të cilat mund të kamuflohen, por nuk janë të panjohura. Kosova ka një kompleks të inferioritetit kulturor ndaj Shqipërisë, shpesh nuk ka se çfarë të ofrojë në këtë bashkëpunim, i kanë degraduar institucionet dhe veprimtaritë kulturore etj. Shqipëria, më anë tjetër, e konsideron Kosovën provincë kulturore, me të cilën nuk ia vlen të merresh. Krijuesit dhe njerëzit e kulturës të të dy anëve, veçmas ata të Kosovës, sikur ndihen mirë në këtë situatë të shëmtuar, sepse në këtë mënyrë evitojnë konkurrencën dhe vazhdojnë ta manipulojnë me lehtësi palën tjetër. Përveç kësaj, disa krijues të të dy anëve kanë nostalgji për kohën e shkuar, kur bashkëpunimi shkonte përmes ca konsideratave fiktive. Disa të tjerë, veçmas një numër syresh të përfshirë në “programet integruese” të OJQ-ve, më shumë janë të interesuar të bashkëpunojnë me Nishin se me Tiranën. Pra, në përgjithësi, një atmosferë e hipokrizisë dhe e gënjeshtrës, e cila tashmë ka filluar të më neveritet.

KultPlus: A mendoni se në këtë pikë njëra palë është më neglizhente se tjetra, nëse po, cila palë del të jetë më pak e interesuar sa i përket bashkëpunimit?
Mehmet Kraja: Jo jo, këtu nuk bëhet fjalë për palë, bëhet fjalë për një atmosferë të sëmurë, e cila të frikson. Marrëdhëniet kulturore dhe arsimore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë kanë degjeneruar keqas. Ato, ose nuk funksionojnë fare, ose janë bërë shesh banditësh, ku ka doktoratura të falsifikuara, të punuara dhe të mbrojtura me para dhe gjera të këtilla tepër të shëmtuara, çmime e dekorata të blera gjithashtu me para ose me shërbime të tjera turpshme… Nuk dua të flas më për këtë, sepse është një zhgënjim që më trondit.

KultPlus: Po në nivel akademik, viteve të fundit ka pas ca përplasje, në të vërtetë çfarë raporti ekziston në mes këtyre dy institucioneve?
Mehmet Kraja: Nuk ka pasur përplasje, ka pasur qartësisht mosmarrëveshje. Do t’i rendis disa pika, ashtu siç i kam perceptuar unë, ku dy akademitë nuk janë pajtuar, ose kanë pasur përplasje, siç thoni ju. Më sa më kujtohet, mospajtimet e para janë shfaqur, kur akademikët e Shqipërisë e kanë miratuar një projekt të çmendur për ndarjen e Maqedonisë. Këto marrëdhënie në një fazë të mëvonshme janë ftohur edhe më tej, për shkak të disa shpërputhjeve politike dhe ideologjike. Akademikët e Shqipërisë vinin kryesisht nga provenienca ideologjike e Partisë së Punës dhe të njëjtit partnerë ideologjikë i kanë kërkuar edhe në këtë anë. Akademia e Shqipërisë, edhe pas vitit 1999, kishte refuzuar të bashkëpunonte me institucionet e Kosovës në projektin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar. Më pastaj erdh rasti i përvjetorit të Akademisë së Shqipërisë, në të cilën nuk mori pjesë Akademia e Kosovës, sepse në këtë solemnitet ata patën ftuar nënkryetarin e Akademisë Serbe, i njohur te ne si njëri nga hartuesit e “Memorandumit” dhe mbështetës i Milosheviqit. Disa përplasje në këto marrëdhënie ka pasur edhe për shkak të gjuhës. Akademia e Shqipërisë është e njohur për qëndrimet e saj konservatore në raport me gjuhën letrare dhe standardin.

KultPlus: Flasim pak për botimet që kanë rëndësi për të dy vendet, është duke u bërë mjaftueshëm në këtë drejtim?
Mehmet Kraja: Unë isha në Panairin e Librit në Tiranë para disa ditësh dhe më erdh keq për një gjendje jo të mirë të botuesve të Kosovës, prania e të cilëve pothuajse nuk hetohej fare. Pra, botuesit e Kosovës përfundimisht e kanë humbur betejën në konkurrencë me botuesit e Shqipërisë. Me një anë kjo duket mirë, sepse iu lihet hapësirë për veprim ligjësive ekonomike, pastaj në këtë mënyrë bëhet edhe integrimi i tregut të librit etj. Por, në raport me Kosovën, ka një defekt jo të vogël, sepse Kosova kulturore dhe Kosova letrare, njësoj si edhe Kosova politike, ka disa specifika, të cilat do të donte t’i përfillte dhe t’i ruante. Të jem edhe më eksplicit: botuesit e mëdhenj të Shqipërisë nuk do të duhej të silleshin ndaj Kosovës si ndaj një kolonie kulturore, apo ta perceptonin Kosovën vetëm si treg të librit. Kosova ka ende specifika kulturore, të cilat do të duhej përfillur. Vetë Kosova do të duhej t’i kishte parasysh këto specifika dhe të adaptonte për veten e saj politika kulturore të përshtatshme.

KultPlus: E nëse flasim për mediet, do të bëje një krahasim mes medieve të këtyre vendeve?
Mehmet Kraja: Mediet e shkruara ne i kemi më të mira; media elektronike në Shqipëri është larg para nesh.

KultPlus: Dhe kthehemi prapë te festa, 28 Nëntori vazhdon të jetë festë jo zyrtare në Kosovë, sa e padrejtë po i bëhet vullnetit të popullit në lidhje me këtë festë, dhe a do të duhej të iniciohej ndryshimi për zyrtarizimin e kësaj feste?
Mehmet Kraja: E bënë apo nuk e bënë zyrtare, Kosova ka kohë që e konsideron 28 Nëntorin festën më të rëndësishme kombëtare. Në këtë pikë një vendim i Kuvendit të Kosovë nuk do të ndryshonte gjë, vetëm se me zyrtarizimin formal të kësaj feste Kuvendi i Kosovës do ta nderonte veten. Njerëzit në Kosovë, me ose pa vendim të Kuvendit të Kosovës, do ta festojnë 28 Nëntorin, ata ndihen emocionalisht të lidhur me të, jo vetëm pse kjo festë ka një traditë në Kosovë, ka edhe domethënien, ka simbolikën, por më shumë për faktin se për kosovarin 28 Nëntori është manifestim identitar, njëkohësisht është edhe refuzim kundrejt përpjekjeve për ta çintegruar kombin. Kosova ka dhe do të ketë edhe festat e saj shtetërore, por ato asnjëherë nuk do të bien në kolizion me festën kombëtare të 28 Nëntorit, kjo nuk është kundërshti e brendshme, është më shumë një unitet i natyrshëm dhe harmonik i proceseve historike dhe politike, të zhvilluara në mënyrë jotipike./KultPlus.com

- Advertisement -

Më Shumë

Vdes vëllai kryetarit të Suharekës

Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetw vëllai i kryetarit të komunës së Suharekës Bali Muharremaj. Ai ka thënë se përpjekja më e madhe...

Presidenti nderon mjekët që humbën betejën me COVID-19

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nderuar pesë mjekët të cilët humbën betejën me COVID-19 pasi paraprakisht ishin infektuar në krye të detyrës. Kreu i...

Ja cilat janë vendbanimet e personave të infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit në komunën e Prizrenit kanë rezultuar 9 persona...

Këto janë simptomat e zbuluara pas shërimit nga COVID-19

Më shumë se gjysma e pacientëve nga Italia që ishin shtruar në spital për shkak të COVID-19 më vonë pësuan çrregullime mendore, sipas rezultateve...

Dragash: Nëntë të vdekur nga Coronavirusi në komunën më të vogël në Kosovë

Nëntë qytetarë të Dragashit kanë humbur jetën qysh nga fillimi i pandemisë Covid-19, si pasojë e këtij virusi, raporton Front Online. Këtë e ka bërë...

Shënohet 75-vjetori i sulmit të parë atomik në botë, Hiroshimë

Të mbijetuarit e bombës së parë atomike janë mbledhur sot për të përkujtuar 75-vjetorin e kësaj ngjarjeje, sulmin në Hiroshimë. Të mbijetuarit i kanë...

Organizoi dasëm në kohë pandemie, nisin hetimet ndaj prizrenasit

Një qytetar nga Prizreni kishte organizuar një aheng familjar në shtëpinë e tij në kohë pandemie. Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh, ndaj...

Ish-inspektori i ndërtimit në Prizren deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim detyre

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, nuk e ka...

15 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

15 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes...

Prizren, 33 fëmijë vijnë në jetë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren, gjatë katër ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 33 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse...

“Hardh Fest”, me rockerin anglez Robert Plant, synon ta sfidojë pandeminë

Kantautori anglez Robert Plant, i cili në vitin 2011 ishte radhitur si lideri më i mirë nga revista e amerikane “Rolling Stone”, ka mundësi...

Hyseni sot udhëton për takime në SHBA

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, sot do të udhëtojë për në Uashington, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë...

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prizren për pengim dhe tentim sulmi ndaj policëve

Policia në Prizren ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi kishte penguar dhe kishte tentuar t’i sulmoj zyrtarët policor, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24 orësh...

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se ky futbollist do t’i bashkohet Kosovës

Kombëtares së Kosovës në futboll së shpejti do t’i bashkohet edhe një futbollist nga Evropa. Fjala është për sulmuesin Edi Sylisufaj, i cili luan për...

Hoti: Së shpejti licencohen laboratorët privatë për të kryer testime, mbikëqyrja e zbatimit të masave do të vazhdojë pa pardon

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti i cili një ditë më parë rezultoi pozitiv në COVID-19 tha se Qeveria mbetet e fokusuar në dy prioritete,...

Zëvendëskryeminstrja me vetëm 35 euro në bankë

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj- Halimaj, mund të jetë zyrtarja më e “varfër” në Qeverinë e Kosovës. Në deklarimin e pasurisë, Balaj-Halimaj ka deklaruar të kursyera në...

Lajmet e Fundit

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj kryeshefit të INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj kryeshefit ekzekutiv të INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorëve të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor...

MSh-ja ia ndalon Prizrenit të kryejë testimet serologjike

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka lejuar Komunës së Prizrenit që të nisë testimin serologjik te qytetarët. Nënkryetari i kësaj komune, Visar Shehu, ka...

13 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK...

Zbardhet ditari i ish-kreut të Hetuesisë, “Kadaresë i ishte përgatitur arkivoli”

I privilegjuar apo i ndjekur nga regjimi?! Kjo është pyetja që ngrihet prej 30 vitesh rreth figurës së shkrimtarit Ismail Kadare. Në këtë pikë opinionet...

Vaksina ruse anti-COVID regjistrohet më 12 gusht, në tetor nis vaksinimi i popullatës

Vaksina ruse kundër COVID-19 e zhvilluar nga Instituti për Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Gamaley”, do të regjistrohet më 12 gusht, derisa për tetor planifikohet që...