9 C
Prizren
E premte, 22 Janar, 2021

MKRS pa asnjë organizim për 28 Nëntorin

28nentoriMinistria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk e ka paraparë asnjë aktivitet për nder të festës kombëtare – Ditën e Pavarësisë dhe të Flamurit, 28 Nëntorin. Mirëpo në Kosovë nuk do të mungojnë mbrëmje muzikorë dhe aktivitete të tjera kulturore, të cilat do të organizohen për nder të 101 vjetorit të themelimit të Shqipërisë shtetërore.

Jehona Shyti, zëdhënëse e MKRS-së, ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës vendosë që të ketë organizime për nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë në nivel shtetëror, atëherë kjo ministri do të jetë e gatshme për t’i realizuar ato aktivitete.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në fushëveprimtarinë e saj nuk e ka të përcaktuar të zhvillojë aktivitete të tilla, por janë institucionet e kulturës ato që duhet të merren me organizimin e këtyre aktiviteteve. Nëse Qeveria vendos që të shënohet 28 Nëntori nën patronazhin e saj, atëherë MKRS do të marrë përsipër përgjegjësitë që i jepen”, ka thënë Shyti për KultPlus.

Ndërkohë, si duket më 28 nëntor të këtij viti kryeqyteti do të jetë i ngarkuar me ngjarje të ndryshme kulturore. Me rastin e festës së Ditës së Flamurit, Komuna e Prishtinës, do të organizoj koncertin tradicional i cili mbahet në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, si dhe panairin e ushqimit dhe veshjeve tradicionale që do të jenë të vendosura në këtë shesh. Ky koncert do të filloj në ora 12:00 që parashihet të zgjasë deri në ora 22:30.

Valbona Shujaku, shefe e Sektorit të Kulturës në Komunën e Prishtinës, ka prezantuar programin e kësaj komune që do të përmbajë për nder të kësaj feste kombëtare.

“Hapja e panairit tradicional me ushqime dhe veshje tradicionale do të fillojë në ora 11:00. Pas një ore fillohet me programin e fëmijëve ku marrin pjesë grupet artistike të fëmijëve të Prishtinës, si: Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës, Kori “Xixëllonjat”, kori “Zërat gazmor”, Studio Baleti “Rudina”, SHKA”Bajram Curri”. Në ora 14:00 fillon programi me muzikë popullore ku marrin pjesë: SHKA-të “Qamili i vogël”, ”Bajram Curri”, ”Azem Bejta”, ”Hivzi Sylejmani”, “Minatori i ri” dhe “Emin Duraku nga Shkupi”, ka thënë ajo.

Shujaku, ka theksuar më tutje se në po këtë ditë festive do të ketë program të përzier ku beson që qytetarët do të mbetën të kënaqur me këtë organizim. “Programi artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, në mbrëmje, pra në ora 20:00, do të shfaq kolazh vallesh me motive nga viset kryesore shqiptare edhe asaj të Kosovës, e punuar nga korpetitori i ansamblit Nazmi Demaj dhe disa koreografë të tjerë të njohur. Gjatë këtij organizmi është paraparë që të ketë edhe fishekzjarre ku shkrepja e tyre do të bëhet në ora 22: 30 nga ndërtesa e Hotel Grandit”, ka theksuar në fund ajo.

Sidoqoftë, organizime për nder të 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nuk do të ketë vetëm në kryeqytet, por të tilla aktivitete do të shfaqen edhe ne të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët dhe të afërmit e tyre në diasporë. Kryesisht kjo festë kombëtare, viteve të fundit po kremtohet më shumë në ambiente të klubeve të natës, ku edhe dalldisja nuk mungon.

- Advertisement -

Më Shumë

Bërnabiqi: Nga nesër fillon vaksinimi masiv i popullatës në Serbi

Vaksinimi për grupin tjetër me prioritet, i cili përfshin edukatorë, anëtarë të Ministrisë së Brendshme, ushtrisë serbe dhe përfaqësuesve të medieve në Serbi, do...

Avdullah Hoti, Fehmi Cena e Ibrahim Kryeziu, kandidatë për deputetë nga dega e LDK-së në Rahovec

Dega e LDK-së në Rahovec ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë. Përveç Avdullah Hotit, që është edhe i nominuari për kryeministër...

Ikja në vetmi e Trumpit

Në spektaklin e fundit përçarës para largimit nga Zyra Ovale, tashmë ish-presidenti Donald Trump është bërë komandanti i parë në historinë e re amerikane...

10 thasë duhan i grirë gjenden në bagazhin e veturës në Vërmicë

Policia e Kosovës ka gjetur 10 thasë duhan të grirë në një veturë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të dielën rreth orën 18:00. Pas dyshimeve...

Lampardi tregon se a do të larohet nga Chelsea

Chelsea u mposht nga Leicesteri me rezultat 0:2 në kuadër të javës së 18-të në Premierligë. Kjo humbje mund të nënkuptojë edhe shkarkimin e Lampardit...

Nisma në Prizren me nëntë kandidatë për deputetë

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka propozuar nëntë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës. “PrizrenPress” ka siguruar emrat e tyre. Ata janë: Zafir Berisha, Albulena Bala-Halimaj,...

Këta janë 5 kandiatët e Vetëvendosjes që u ndalohet garimi në zgjedhje

Lëvizjes Vetëvendosje i janë hequr nga lista për deputet 5 kandidatë. Gazeta Blic merr vesh se përpos Albin Kurtit, garimi i është ndaluar edhe: Liburn...

Mërgata shqiptare dashuri e pashuar e Atdheut

Shkruan: Avdi Ibrahimi Mërgimtarë të shtrenjtë! Çlirimi i vendit nga zgjedha jugosllavo-serbe mbanë edhe kontributin tuaj të çmueshëm me pushkë e penë, dhe mjete financiare...

Erdogan rrit numrin e pallateve luksoze

Duke mos qenë i kënaqur me pallatin e ri presidencial të ndërtuar në Ankara pasi erdhi në krye të shtetit në vitin 2014-dhe dy...

Xherdan Shaqiri krenar pasi arriti 50 paraqitje me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri dje u fut nga minuta e parë në ndeshjen derbi ndaj Manchester Unitedit, e cila ishte shumë e rëndësishme për të dyja...

Haskuka, i tronditur nga vrasja e 15-vjeçarit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shprehur i tronditur pas vrasjes se një 15- vjeçari në Prizren. “Tronditës lajmi për ngjarjen e rëndë...

Vdes një i mitur në Prizren, pas therjes me thikë

Një person i mitur ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:10 në...

Ky është nxënësi i Mjekësisë që u vra sot në Prizren

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Prizren. Në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë shkollor u vra me thikë L.B., 15 vjeç, nga...

Odegaard arrin marrëveshje me gjigantin anglez

Martin Odegaard është në prag të bashkimit me klubin nga Liga Premier, Arsenali, në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.Norvegjezi ka filluar...

225 raste të dhunimeve seksuale në gjashtë vjetët e fundit në Kosovë

Në gjashtë vjetët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur 225 raste të dhunimeve seksuale, të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës. Vitin e...

Kylie ngrit temperaturat duke pozuar në bikine

Kylie Jenner duket mahnitëse në fotografitë e fundit. Ylli televiziv, Kylie Jenner, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me veprimet që bën si ajo...

Lajmet e Fundit