9.1 C
Prizren
E diel, 25 Tetor, 2020

Mini-dilema ballkanike

Përfshirja e Kosovës në Mini-Schengenin Ballkanik pas më shumë se dy vjetësh refuzim nuk i ka zgjidhur dilemat rreth kësaj nisme. 

Marrëveshja e Washingtonit nuk e trajtoi thelbin e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, që është mosnjohja e ndërsjellë. Sfidë përbën edhe integrimi i menjëhershëm në një treg më të madh me agjentë ekonomikë më të fuqishëm e më të zhvilluar sesa ndërmarrjet tona, raporton KOHA.

Por dilema ndaj nismës kanë edhe vendet e tjera që janë më afër integrimit në Bashkimin Evropian, sikurse Mali i Zi, për shkak të frikës së Mini-Schengeni mund të shihet si zëvendësim për BE-në. Skeptikë në pafuqinë e kësaj nisme për t’i adresuar barrierat që ekzistojnë aktualisht mes vendeve të rajonit janë njohës të ekonomisë dhe integrimeve rajonale.

Mënyra si u lansua nisma, sipas tyre, më shumë u bë për protagonizëm politik dhe hakmarrje pas refuzimit të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sesa me qëllim të rritjes së investimeve dhe tregtisë në rajon.

Zmbrapsja

Më 4 shtator në Washington, Kosova dhe Serbia u zotuan para presidentit amerikan Donald Trump për normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet ekonomisë.

Pjesë e këtij normalizimi u konsiderua edhe përfshirja në Mini-Schengen, megjithëse as vetë kryeministri Hoti nuk pret që kjo nismë t’i adresojë problemet aktuale me fqinjin verior. Pika e Marrëveshjes së ashtuquajtur për normalizim ekonomik e obligon Kosovën t’i bashkohet nismës së shpallur nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut në tetorin e vitit 2018.

“Të dyja palët do t’i bashkohen ‘zonës së Mini-Schengenit’, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo”, thotë pika e marrëveshjes. Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë treguar se, pse ndryshuan qëndrim karshi MiniSchengenit dhe veprimet që do t’i ndërmarrin në funksion të përmbushjes së saj. Hoti dhe vartësit e tij këtë e kanë arsyetuar me faktin se e kërkonte ShBA-ja. Pas entuziazmit të shfaqur në Washington, me t’u kthyer në Prishtinë, Hoti ka ulur pritjet rreth kësaj nisme. Në një debat për dialogun me Serbinë të organizuar gjatë javës nga shoqëria civile, Hoti ka shprehur dyshime për Mini-Schengenin.

“Për Mini-Schengenin, ju e dini qëndrimin që kemi pasë në vazhdimësi për këtë çështje, një iniciativë rajonale që pa u mbyll çështja në mes të Kosovës dhe Serbisë, mes Kosovës dhe Bosnjës, pa u integruar komplet regjioni në BE nuk është që arrijmë shumë nga kjo çështje”, ka thënë Hoti.

Por Hoti dhe shefi i tij partiak, Isa Mustafa, sa ishin në opozitë u patën treguar shumë të ashpër kur kundërshtonin përfshirjen e Kosovës në këtë nismë. Madje Mustafa që tani ishte ndër parët i cili përshëndeti arritjen e marrëveshjes në Washington, Mini- Schengenin e pati kualifikuar si projekt për “mini-Jugosllavi të re”. Të tillë e kishte kualifikuar edhe presidenti serb, Vuçiq- “Mini -Jugosllavi plus Shqipëria”. “Marrëveshja e Mini-Schengenit lindi kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe ideja për Unionin Ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi. Marrëveshjet e tilla çojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do t’i mbledhë në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën (e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës), sepse kemi kufirin më të gjatë më të, e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi”, pati thënë Mustafa. Sipas politologut Belul Beqaj, deklaratat e stilit të tillë janë dëshmi e hipokrizisë politike.

- Advertisement -

Më Shumë

Rasti Dehari, Prokuroria Speciale: Do të zhvillojmë hetime të pavarura dhe profesionale deri në ndriçimin e plotë të rastit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve, 22.10.2020 dhe 23.10.2020, në Kosovë kanë qëndruar ekspertët e Qendrës Universitare...

Enca nesër mbush 25 vjeç, fillon festën ku shfaqet ekstravagante

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, në përgjithësi njihet për paraqitjet e saj ekstravagante në skenë. Ajo përmes rrjeteve sociale mban të informuar 2.3 milionë ndjekësit e...

Manifestimi Letrar -Kulturor “Shpata e fjalës” në Prizren/ Hapet konkursi për poezi

Është hapur konkursi për Manifestimin letrar e kulturor “Shpata e fjalës”. Krijuesit pjesëmarrës do të mund t’i dërgojnë poezitë e tyre deri më 2...

Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm–Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh. H., ish-Kryeshef Ekzekutiv...

62 aksidente gjatë 24 orëve në Kosovë – mbi 900 gjoba për shkelësit në trafik

Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë, 21 kanë ndodhur me lëndime ndërkaq 41 kanë përfunduar me...

Prokuroria kërkon dënim sipas ligjit, mbrojtja kërkon lirimin e Hafir Gallopenit, i akuzuar për përvetësim në detyrë

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, janë dhënë fjalët përfundimtare ndaj të akuzuarit për veprën penale përvetësimi në detyrë, Hafir Gallopeni. Në fjalën e...

Prizren: Dëgjohet CD-ja e propozuar nga pala e dëmtuar në rastin ku i akuzuar është deputeti Adem Hoxha

Në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Adem Hoxhës, deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili akuzohet për sulm...

33 vjeçari nga Suhareka është diagnostifikuar me leukemi akute, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj

Valon Gashi nga fshati Reshtan i Komunës së Suharekës është diagnostifikuar me Leukemi Akute (AML). Trajtimi i tij kushton 150 mijë euro dhe në mungesë...

Shtëpia e familjes Rada në Prizren, pjesë e regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të përkohshme

Shtëpia e familjes Rada i është shtuar regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore dhe ka marr statusin e monumentit në mbrojtje të përkohshme, njofton...

Prizren, 5 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 974 mostra të marra nga ShSKUK...

Sarri në listën e Romës dhe të Fiorentinës

Dy skuadra të mëdha italiane e duan Maurizio Sarrin. Trajnerin italian shumë shpejt mund ta shikojmë në stolin e një skuadre, pasi në adresë...

Aktori i njohur turk, në një lidhje me modelen me origjinë shqiptare

Aktori turk Burak Deniz është shumë i njohur në vendin tonë nga roli i Muratit në serialin “Dashuria nuk njeh fjalë”. Së fundmi ai ka...

Boksieri i ri që po shokon rivalët – 15 fitore në raund të parë në 15 meçe

Kur bëhet fjalë për rekorde të boksit, vështirë se dikush mund të arrijë rezultatet dominuese sikur Edgar Berlanga. 23-vjeçari nga Puerto Rico të shtunën ka...

COVID-19: 1 mijë e 695 raste aktive, 14 mijë e 787 të shëruar

Në vendin tonë numri total i rasteve me koronavirus ka arritur në 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në këtë virus që nga...

Tensione në parlamentin e Serbisë, deputetët e Luginës përplasen me Daçiqin

Në një seancë të Parlamentit serb ku pritet të zgjedhet Ivica Daçiq, ish-ministri i Jashtëm, kryeparlamentar, ka pasë një debat me deputetët shqiptarë që...

Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Budapest

Xhudistja pejane Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në “Grand Slamin” e Hungarisë. Rrethin e parë, Krasniqi e kaloi pa luftë, kurse në...

Lajmet e Fundit

Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret

Testamenti i Mitrush Kutelit Dëgjo! Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më...

Manifestimi Letrar -Kulturor “Shpata e fjalës” në Prizren/ Hapet konkursi për poezi

Është hapur konkursi për Manifestimin letrar e kulturor “Shpata e fjalës”. Krijuesit pjesëmarrës do të mund t’i dërgojnë poezitë e tyre deri më 2...

Suharekë: Vazhdojnë punimet e rrugës në fshatin Sllapuzhan (FOTO)

I pari i Suharkës Bali Muharremaj nuk ndalet as në vikend. Në një postim në rrjetin social facebook Muharremaj ka bërë të ditur se ka...

“E kam njohur në burg”, spikerja e lajmeve tregon si u dashurua me politikanin

Sot në emisionin Rudia në Tv Klan ka qenë një çift i njohur i ekranit. Edhe pse ende shumë të rinj në moshë ata...

Pse disa njerëz vishen vetëm me të zeza?

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Në ditë të mira mund ta...