Gnabry: Bayern nuk ngopet, i duam të gjithë trofetë! Numri 7? Krenar

Ylli i Bayern Munchen, Serge Gnabry, ka folur për mediat gjermane pas një ndeshje të shkëlqyer që bëri kundër Schalke, ku shënoi tripletë dhe ishte ndër më të mirët. Në fjalën e tij, numri 7 bavarez u shpreh: “Duam të bëjmë gjithçka për të fituar sërish. Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi Bajerni dhe gjithmonë duam vetëm të fitojmë.

Fitimi i Champions-it ishte një moment që nuk do të harroj kurrë. Ishte një ëndërr e bërë realitet. Numri 7? Është një numër që është mbajtur veshur nga shumë lojtarë të mëdhenj. Është një nder i madh për mua që, duke nisur nga ndeshja e parë, do të kem mbi shpinë numrin shtatë.

Sigurisht që objektivi është të bëj më mirë se sezoni i fundit, gjithmonë në aspektin personal. Jemi një skuadër e kompletuar dhe me ardhjen e Sanesë, jemi bërë akoma më të fortë. Do të jetë më e lehtë për mua të shënoj dhe të jap asiste për shokët e skuadrës.

Duam të fitojmë gjithçka edhe këtë sezon. Mendoj që shanset janë reale, edhe pse skuadrat e tjera në Europë gjithashtu janë forcuar. Do të jetë diçka e bukur të luash sërish për trofeun më të rëndësishëm në botë për klube”, u shpreh Gnabry.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit