MSH-ja legalizon testimin rapid, ekspertët vënë në dyshim përdorimin për diagnostikim

Brenda disa javësh Ministria e Shëndetësisë ka promovuar dy qëndrime kontradiktore për testimin rapid (të shpejtë). Qeveria Kurti nuk kishte lejuar përdorimin e këtyre testeve për diagnostikim të COVID-19 dhe për këtë kishte konsultuar ekspertët dhe rekomandimet e OBSH-së. Ndryshe ka vepruar Qeveria Hoti.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të martën ka nënshkruar Udhëzimin administrativ nëpërmjet të cilit mundësohet realizimi i testeve rapide për diagnostikim.

Testet rapide serologjike që kryhen brenda disa minutash shihen nga shumë organizata ndërkombëtare me dyshim për shkak të përqindjes se madhe të gabimeve. Ato nuk përdoren për diagnostikim, por për hulumtim.

Deri tani të gjitha testet në Kosovë kryhen me metodën PCR, që llogaritet një nga metodat më të sakta. Por Udhëzimi administrativ i nënshkruar të martën u hap rrugë testimeve rapide serologjike nga laboratorët privatë./KOHA/

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit