3.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

“M’u shkatërrua jeta”, thotë familjari pasi shkaktari i aksidentit ku vdiqën 5 veta u dënua me 3 vjet e gjysmë burg

Pritet vendimi i Gjykatës së Apelit për dënimin e shkaktarin e aksidentit ku vdiqën 5 persona.

Ky ishte reagimi i parë kur atij iu shqiptua dënimi prej 3 vjet e gjysmë burgim.

Familjarët e 4 viktimave të aksidentit që ndodhi në korrik të vitit të kaluar në Rahovec, nuk ishin aspak të kënaqur me dënimin që e mori Durak Hoxha, shkaktari i aksidentit.

E pas ankesës në Gjykatën e Apelit, gjatë ditës së enjte u mbajt seanca dëgjimore për këtë rast.

Të dëmtuarit Familja Jupolli e avokati mbrojtës i të dëmtuarës familjes Lahu, Halim Koliqi,  kërkuan nga trupi gjykues, rritje të dënimit për shkaktarin e aksidentit.

Ndërkohë, shkaktari i këtij aksidenti Durak Hoxha, mungoj në këtë seancë.

Por, prezent ishte avokati i tij Durim Nevzati.

Edhe ai ka parashtruar ankesë pranë Gjykatës së Apelit, ndërsa në seancë kërkojë që të veprohet bazuar në ankesën e tyre, që ka të bëjë me rishqyrtimin e rrethanave të aksidentit.

Kryetari i Trupit Gjykues, Hashim Çollaku, tha se aktvendimin final do ta marrin gjatë ditëve në vijim nga shkalla më e lartë e Gjykatës.

Ndërkohë Islam Jupolli, babai i viktimës të aksidentit, Lulzim Jupolli, thotë se vdekja e djalit ia shkatërroi jetën.

Jupolli thotë se as dënimi maksimal prej 8 vitesh që parashihet me ligj, nuk është i mjaftueshëm për shkaktarin e aksidentit.

Aksidenti fatal kishte ndodhur me 26 korrik të vitit 2019, ku kishin humbur jetën 5 persona, e bashkë me ta edhe gruaja e Durak Hoxhes, Bademe Hoxha.

Më Shumë

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Latifi nderon me mirënjohje studenten e talentuar Bademë Krasniqi

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij studenten e talentuar nga fshati Gexhë, Bademë Krasniqi, e cila po...

Lajmet e Fundit