12.5 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Nga 21 korriku deri më 21 shtator, edicioni i dytë i “Autostrada Biennale” në Prizren

Nga 21 korrik deri më 21 shtator në Prizren, për herë të dytë do të mbahet Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, “Autostrada Biennale” me temën “Revolucioni Jemi Ne”.

Kurator i edicionit të dytë është Giancinto Di Pietrantonio.

Organizatorët e ngjarjes, Vatra Abrashi dhe Leutrim Fishekqiu, në konferencën e mbajtur për media kanë treguar detajet e edicionit të dytë të “Autostradës Bienale.”

Vatra Abrashi ka theksuar se 21 korrik deri me 21 shtator do të jetë hapja për publik, ku vizitorët mund të vinë dhe ta shohin ekspozitën dhe të jenë pjesë e shumë evenimenteve që do të jenë gjatë këtyre dy muajve.

“Menjëherë pas hapjes të ekspozitës do të shoqërohet më një konferencë ndërkombëtarë, ku të gjithë të ftuarit do të jenë të pranishëm në konferencën ku do të trajtohen tema të ndryshme me interes”, tha Abrashi.

Në anën tjetër, Leotrim Fishekqiu ka theksuar se këtë vit janë dy hapësira të reja që do të jenë të hapura për vizitorët, e ato sipas tij janë gjimnazi dhe ish burgu në Prizren.

Ai ka thënë se këto janë dy hapësira që po shtohen këtij edicioni të Autostrada Biennale, përveç atyre që kanë qenë më herët.

Në anën tjetër, kuratori i edicionit të dytë të Autostrada Biennale është italiani Giacinto Di Pietrantonio, i cili në konferencën për media ka thënë se ka qenë shumë i interesuar ta bëjë këtë bienale në Kosovë.

Në këtë edicion të Autostradës Bienale artistët e ftuar janë: Giulio Alvigini (Itali), Apparatus 22 (Rumani), Levent Bütüçi (Kosovë), Nemanja Cvianovi? (Kroaci), Lana ?maj?anin (Bosnia dhe Herzegovina), Mirza Deda? (Serbi), Jan Fabre (Belgjikë), Jakup Ferri (Kosovë), Lek M. Gjeloshi (Shqipëri), Emre Hüner (Turqi), Hristina Ivanoska (Maqedonia Veriore), Lorena Kalaja (Amerikë), Sanja Latinovi? (Serbi), Iva Lulashi (Shqipëri / Itali), Sgomento – Marco Mucci and Matteo Pomanti (Itali), Fatmir Mustafa – Karllo (Kosovë), Kolektivi Orkide (Kosovë), Anatoly

Osmoloëski (Rusi), Adrian Paci (Shqipëri), Tommaso Pincio (Itali), Ilija Šoški? (Mali i Zi), Somer ?pat (Kosovë), Giuseppe Stampone (Itali), Lola Sylaj and Dardan Zhegrova (Kosovë), The Cool Couple – Niccolò Benetton and Simone Santilli (Itali), Francesco Vezzoli (Itali), Driant Zeneli (Shqipëri). /Telegrafi/

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar rrushin, fermerët e Rahovecit thonë se zhgënjehen kur vjen puna e vjeljes, për arsye se...

Lajmet e Fundit