12.1 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Nis ndërtimi i objektit të ri të QMF-së në Arbanë të Prizrenit

Me rastin e fillimit të punimeve të Qendrës së re të Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Arbanë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, kanë vizituar të premten hapësirën ku do të ndërtohet kjo qendër, e cila do të ketë kapacitet të mjaftueshëm për t’i përballuar kërkesat e të gjithë banorëve të kësaj lagjeje për kontrolle mjekësore.

Me këtë rast, kryetari Haskuka, ka deklaruar se objekti i ri dykatësh, do ta zëvendësojë atë të mëparshmin, që nuk plotësonte standardet e nevojshme për funksionim të duhur.

Duke dhënë detaje të hollësishme rreth projektit, drejtoresha Arënliu-Hoxhaj ka theksuar se objekti i ri do të ketë një hapësirë prej 553 metra katror, ku do të jepen shërbime stomatologjike, shërbimet e diagnoztikës (si ultrazëri e EKG-ja), dhoma e vaksinimit, inhalimit etj.

Ajo ka bërë me dije se deri në përfundimin e punimeve që parashihet të zgjasin rreth pesë muaj, banorët e lagjes së Arbanës do të mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore në qendrat tjera të mjekësisë familjare përreth.

Më Shumë

Përkujtimi i masakrave të vitit 1999 në Rahovec, publikohet programi i aktiviteteve

Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e tubimeve përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në...

Akademi përkujtimore për Dr. Bujar Demirin në Spitalin e Prizrenit

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt të enjten një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Lajmet e Fundit